Sokol Olldashi: Mund te hetoni (Brace) Po merren para borxh per te paguar parate e vjedhura

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2 në marrëveshjen e huas ndërmjet qeverisë shqiptare dhe BERZH-it për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Levan-Vlorë” shkaktoi debate në seancën e djeshme plenare.

Nga ana e tij ministri i Transporteue Sokol Olldashi sqaroi deputetët në lidhje me shtesën e investimit prej 17.8 milionë euro, të cilat duhet të vihen në dispozicion që të përfundojë rruga Levan-Vlorë, “Jemi koshientë se kjo kosto është një sakrificë për buxhetin, por kjo rrugë do të jetë ndër më modernet, ajo do të jetë më jetëgjatë.

Nëse pretendojmë të bëhemi pjesë e BE-së, duhet të sigurojmë disa standarde. Kjo shtesë është hetuar edhe nga KLSH-ja, që ka ulerësuar madje dhe punimet në atë rrugë. Dy firmat botërore e kanë verifikuar me ekspertët e tyre. Investimet janë aty, janë të verifikueshme, Nuk ka shteg për dyshime. Të gjitha dokumentet i keni në dispozicion për t’i hetuar”, – tha ai. i gjithë procesi i tenderimit, sipas Olldashit, është mbikëqyrur nga bankat europiane ndërkombëtare, BERZH-i dhe BEI.

Ai u shpreh se gjatë hartimit të projektit është bërë një gabim aritmetik duke ulur koston e ndërtimit të autostradës me 4.9 milionë euro, për të cilat BERZH-i dhe BEI pas rishikimit të dokumentacionit e kanë pranuar si gabim teknik. Ndërkohë kostoja shtesë prej 2.9 milionë eurosh parashikon edhe ndërtimin e një shtrese stabilizanti për arsye sigurie si dhe per modifikimin e shtratit te lumit Vjose, i cii me kalimin e kohes pesoi ndryshime.

Nje tjetër element që sipas Olldashit çoi në rritjen e kostos ishte aspekti mjedisor i vënë si kusht nga dy bankat (BEI dhe BERZH) dhe që parashikohet në një vlerë prej 2.1 milionë eurosh. Nga ana e opozitës nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe, duke kërkuar më shumë shpjegime, akuzoi ish-ministrin e transporteve të asaj kohe, Lulëzim Basha, dhe Kryeministrin Berisha për vjedhje të fondeve publike në këtë aks rrugor.

“Sot Kuvendi po konsumon një akt të paprecedent: po merr para borxh në emër të shqiptarëve për të paguar fatura të papaguara. Këto para janë vjedhur, pasi shpjegim tjetër nuk ka. Ish-ministri Basha ka urdhëruar zhvillimin e tenderit më korrik 2006, ka lidhur kontratën me “ALPINE” në maj 2007 pa pasur para; pa pasur parasysh kushtet e tenderit, pa kryer shpronësimet e tokës ku do të ndërtohej rruga.Paratë e rrugëve po shkojnë për korrupsion me rrugët dhe Berisha është në krye të tij”, – tha Braçe.

Votimi i Djeshem

Ashtu siç ka ndodhur dhe në komisionet parlamentare miratimi i kredisë shtesë për ndërtimin e rrugës Levan-Vlorë u bë me vetëm votat e mazhorancës, pasi opozita e abstenoi nismën. Pavarësisht debateve dhe akuzave drafti i qeverisë mori 64 vota pro dhe 47 abstenim nga deputetët e pranishëm në seancën e djeshme plenare.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Edmond Spaho, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kjo ështe rruga me kosto më të ulët në rajon për cilësitë që ajo ka. “Nuk është e vërtetë që është projekt i shtrenjtë, përkundrazi është rruga me koston më të ulët në Shqipëri, 2.46 milionë euro/km që nuk e gjen në asnjë autostrade të ndërtuar në rajon me këto parametra teknike që ka”, tha Spaho, i cili pranoi se rritja e kostos erdhi për disa arsye, një prej të cilave ishte dhe ajo se projekti fillestar nuk ishte i saktë.

Similar Posts: