Smogu i blozës mbulon Athinën

Author: | Posted in Social No comments

AthineNe kronikat e mediave nderkombetare kane zene vend te vecante pamjet e shtreses se trashe te mjegulles se zeze ne kryeqytetin grek, por edhe te disa qyteteve te tjera, ku theksohet ndryshimi i cilesise se ajrit dhe rreziku i semundjeve respiratore.

Kur specialistet kane verejtur nje rritje te jashtezakonshme te grimcave te ketij smogu, kembanat e alarmit ushtuan qe ne fund te dhjetorit, pasi djegia e drurit shkakton 3 here me shume ndotje se makinat. Ky fenomen perngjasohet me teper me Londren e vitit 1952, pasi si rezultat i djegies ne sasi te medha te druve, shtresa e krijuar nga kushtet e keqija te motit u be shkak per vdekjen e disa mijera njerzve.

Dimitri Iiliopolus, i Departamentit te Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjes, deklaroi se kjo eshte shendrruar ne nje situate e rrezikshme per te rinjte  dhe te moshuarit pasi keta jane me te ndjeshem ndaj kesaj situate.

Per rrezikun qe shkakton ky smog tek qytetaret, shtate universitete filluan studimin e ketij fenomeni dhe rezultatet e diteve te para sipas eksperteve kane qene traumatizuese, pasi sasia e grimcave PM 10 ne ajer eshte 6 here me e madhe, afersisht 300 mikrogram per meter kub, nga 50 qe eshte limiti i Europes, i cili nuk duhet te kapercehet me shume se 35 dite ne vit.

Doktori Evangulos Gerasopoulos ka thene se grimcat depertojne lehte ne mushkeri dhe kjo eshte mjaft e demshme per njerezit qe kane probleme me frymemarrjen.

‘Specialistet ende nuk e dine se cfare rreziku sjell konkretisht ky smog me keto grimca qe konsiderohen kancerogjene dhe se rezultatet e analizave do te dalin pas nje muaji matjesh. Te rrenuar nga reduktimi i pagave, shumica e qytetareve greke, nuk mund te perballojne dyfishimin e cmimit te naftes dhe gazit natyror brenda dy vitesh. Per shkak te kesaj gjendje vendi eshte kthyer ne 4 dekada pas, ku vihet re perdorimi i sobave dhe lendes drusore ne oxhaqe.

Similar Posts: