Skandaloze si po i përdor Berisha

Author: | Posted in Politics No comments

Akuza të ashpra kanë ardhur dje në adresë të qeverisë dhe kryeministrit, Sali Berisha nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, lidhur me situatën ekonomike në vend. Në një reagim në adresën e tij personale në rrjetin socialist “facebook”, deputeti socialist ka listuar një sërë mangësish në vlerë monetare në buxhetin e shtetit.

Sipas tij, Sali Berisha po menaxhon në mënyrë skandaloze paratë e shqiptarëve. Për këtë arsye, socialisti Braçe argumentoi me zëra konkret mungesat në buxhet deri në fund të muajit qershor.

Kështu, sipas një analizë të bërë prej tij në buxhet mungojnë 90 milionë dollarë të ardhura, 85 milionë dollarë të ardhura tatimore, 70 milion dollarë nga tatimet dhe doganat, 42 milion dollarë nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Njëkohësisht, kësaj liste mungesash i shtohen dhe 30 milion dollarë nga tatimi mbi fitimin, 4.5 milion dollarë nga tatimi mbi biznesin e vogël, si dhe 2.7 milion dollarë nga tatimi mbi pagat. Ndërkohë që në këtë listim të dhënash, të nxjerra nga vetë deputeti i PS-së, nuk kanë munguar dhe shifra që sipas tij lidhen me një rënie të pagesave nga buxheti.

Në këtë mënyrë, sipas të dhënave të Braçes janë paguar më pak nga buxheti i shtetit 20 milionë dollarë për pensionet, 7 milion dollarë për ish-pronarët, 25 milionë dollarë për investimet.

Ndërsa këtyre shifrave i shtohen 190 milion dollarë interesa për borxhin, ku l20 milion dollarë është borxhi i ri i brendshëm ose 208% më shumë se plani si dhe 38 milion dollarë është borxhi i ri i huaj.

Similar Posts: