Skandali: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë’

Author: | Posted in Culture No comments

Gjergj_kastriotiKryeministri turk, Rexhep Erdogan, pas dy vizitave, ne 2005 dhe 2008, me ne fund arriti qellimin qe shprehu ne Tirane duke rishikuar historine qe shkruajten shqiptaret per kohen sundimit 5 shekullor nga Perandoria Osmane, periudhe qe zgjati nga shek. XV deri ne shek. XX. Duke bashkepunuar me palen turke, qeveria shqiptare, eshte gati qe te ndryshoje tekstet e gjeografise dhe te historise ne shkollat e mesme dhe fillore, gjithmone sipas ideve te pales turke.

Marreveshja per bashkepunimin ne fushat e kultures, arsimit, shkences, artit, rinise e sporteve dhe masmedias, u nenshkrua nen prezencen e Rexhep Taip Erdoganit dhe kryeministrit Berisha ne 26 mars te vitit 2008. Me pas ne 1 maj 2008, marrevshja u kthye ne vendim nga ministri i arsimit te asaj kohe Genc Pollo dhe ministra turke e shtetit, Nimet Cubukcu. Kryeministri Sali Berisha firmosi zyrtarisht vendimin me numer 533, i cili miratonte programin kuader, midis Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Turqise, per nje bashkepunim ne fushat e shkences, arsimit, arteve, kultures medias, rinise dhe sporteve dhe te kontakteve te njerezve me njeri-tjeterin.

Marreveshja e nenshkruar ndermjet ketyre dy shteteve, nga ajo e kultures se lidhur ne Ankara, ne muajin shkurt te 1989, deri te bashkepunimi shkencor ndermjet Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Akademise Turke te Shkencave, po perben si mbeshtetje te ketij programi kuader. Qellimi i kesaj marreveshje ishte shkembimi i publikimeve dhe materialeve te informacionit ne lidhje me programet arsimore, organizimit te arsimit dhe sistemeve arsimore te vendeve te tyre.

Duke iu drejtuar kryeministrit Berisha per rishikimin, sic thuhet ndryshe ne tekst ”perfitimi i korrigjimeve te pasaktesive”, kerkesa zyrtare e kryeministrit turk Erdogan, u materializua ne baze te nenit 2 te vendimit. Ne kete nen mund te lexohet qarte se ne emer te dy Paleve, Ministria e Arsimit dhe Shkences te Shqiperise kundrejt Ministrise se Arsimit Kombetar te Turqise, shkembejne tekstet e gjeografise dhe te historise, si dhe atlaset, komentet dhe verejtjet e tyre me qellimin per te perfituar korrigjimet dhe pasaktesite ne lidhje me te dyja vendet, duke iu permbajtur orientimeve te Keshillit te Europes, UNESCO-s dhe praktikes se vendosur nderkombetare. 

Ne vazhdim te pikes dy te nenit dy thuhet se takimet e eksperteve mbi kete qellim zhvillohen sic kerkohen nga rasti, hollesite e te cilave shtjellohen nepermjet rrugeve diplomatike. Ne piken tre veme re se palet mbeshtesin krijimin e marredhenieve te partneritetit midis shkollave te arsimit te mesem te te dy vendeve.

Teksti turk: Osmanët jo pushtues, por administrues miqësorë?!

Per shqiptaret myslimane dhe ata te krishtere, pershkrimi i Perandorise Osmane ne librat e historise perben nje pakenaqesi per ta. Dorina Zhupa pasi filloi te ndiqte disa kurse falas te gjuhes turke vuri re qe leksionet e historise kishin ndryshuar. Gjate studimit te leksioneve te historise 27-vjecarja u cudit kur vuni re se Shqiperia sipas atij libri nuk kishte qene asnjehere e nenshtruar nga Perandoria Osmane. Profesori i saj kishte deklaruar se turqit nuk kishin qene pushtues, por vetem disa administrues paqesore.

Ajo  tha se ishin diskutuar per historine e Shqiperise dhe gjate nje pike te studimit ajo kishte thene se Shqiperia ishte cliruar nga pushtimi turk ne vitin 1912. Pas kesa pergjigjeje, profesori Derjaj e kishte korrigjuar duke i shpjeguar se Perandoria Osmane nuk e kishte pushtuar Shqiperine, por e kishte  administruar ate. Nje vit me perpara ky profesor, gjate zhvillimit te nje ore mesimi kishte pohuar kete ide. Sipas profesorit te turqishtes moderne te gjuheve te epokes Osmane te Universitetit te Tiranes, Perandoria Osmane ishte nje konglomerat kombesh me mundesi te barabarta dhe 36 personat te cilet kane sunduar perandorine kane qene me gjak shqiptar. Ai mendon gjithashtu se bashkejetesa me Osmanet u prit mire nga shqiptaret.

Nese do t’i benim nje analize gjuhes dhe zakoneve te diteve te sotme, do te arrijme te kuptojme se shqiptaret dhe turqit ishin ne mirekuptim me njeri-tjetrin. Veziret e medhenj ishin nen zbatimin e urdhrave te sulltanit dhe drejtonin perandorine. Vete Sulltani qendronte ne maje te hierarkise. Gjithsesi Zhupa kishte mesuar fare pak mbi keta vezire te lindur ”shqitpare”. Por ajo ka mesuar gjithashtu se Shqiperia ka qene nen sundimin e Perandorise Osmane per gati pese shkekuj me radhe deri ne Luften Ballkanike qe u zhvillua ne vitet 1912-1913.

Nacionalizmi rishtar.

Disa nga idete e profesorit Derjaj bien ne kudnershtim me ato te shqiptareve, por kur ai ngre pikepyetje nese sundimi i Osmaneve ka qene i dhunshem, nuk eshte i vetmi ne kete dileme. Udheheqesit e rinj shqiptare dhe baballaret e kombit, sipas disa historianeve qe besojne ne virgjiljen e renies se Perandorise Osmane ne Evrope, vendosen qe te ndertojne nje identitet te ri, unik perendimor, i cili do te percaktonte te shkuaren osmane si nje aksident tragjik.

Sipas historive te vendeve te tjera te Ballkanit, si ajo e Bulgarise dhe Serbise, te ngjashme me te siperpermendurat, pershkruajne te shkuaren e tyre ne llogoret e nje lufte shekullore per t’u cliruar nga sundimi osman. Historia e shqiptareve me shumice myslimane, nderkohe qe keto vende me shumice te krishtere tregojne fare thjesht historine, behet komplekse dhe veshtire per t’u kuptuar se cfare ka ndodhur konkretisht. Deri ne shek. XX, te krishteret shqiptare njiheshin si ‘greke’ dhe myslimanet si turq, dhe identiteti i kombit shqiptar per ta, ishte i ri.  Me qellimin per te zgjedhur nje perqendrim drejt nje prerje te lidhjeve me te shkuaren osmane, elitat politike zhvleresuan dallimet fetare, duke synuar per te bashkuar  dhe fuqizuar Shqiperine e cila sapo kishte fituar pavaresine.

Veziret e medhenj qe u linden shqiptare dhe sunduan Perandorine Osmane, nk permenden fare ne te dhenat zyrtare te historise se Shqiperise dhe fjalet turke u spastruan nga gjuha shqipe.  ”Udheheqesit politike te Shqiperise se re komuniste besuan se nenshtrimi i identiteteve personale ne favor te vetedijes dhe edukimit kombetar do te ndihmonte emancipimin e kombit shqiptar nga fanatizmi, intoleranca, prapambetja dhe ndasite fetare”, deklarate kjo e ripublikuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise.

Disa historiane thone se ky identitet i ri post-osman dhe qellimisht perendimor, u rrenjos ne kurriz te saktesise historike, sepse keta drejtues te rinj, ku disa prej tyre ishin zyrtare te Perandorise Osmane, e pane se fare lehte te mund te frynin rezistencen shqitpare.

Sociologu shqiptar Enis Sulstarova tha se krijimi i identitetit te ri perendimor ka qene nje ceshtje mbijetese ne disa vende te caktuara profesionale per elitat shqiptare gjate shek XIX dhe kjo histori filloi ne fund te ketij shekulli, e cila ishte pjese e nje procesi komb-formues te quajtur ”rilindja kombetare”.

Ky tregim i historise me tone nacionaliste vazhdoi gjate komunizmit deri ne ditet e sotme. Trashegimia Osmane, ne ditet e sotme konsiderohet si pergjegjese per cdo problem ekonomik, politik, kulturor, ndersa e verteta qendron krejt ndryshe.

Pothuajse te gjithe ia faturojne turqve problemet e tanishme, per shkak se ky eshte nje historicizem banal.  Sipas Sulstaroves, ndokush mund te mendoje se po te mos ishim pushtuar nga osmanet, do te ishim tani nje vend i zhvilluar perendimor, por ne te vertete, sipas tij,  populli shqiptar do te ishte asimiluar.

Propaganda.

Te dhenat historike shqiptare, sipas historianeve, kane qene nen ndikimin e regjimit komunist te gjysmes se shek.XX dhe nga propaganda nacionaliste gjate rilindjes kombetare. Historiani dhe specialisti i periudhes osmane i Universitetit Europian te Tiranes thote se ne historine e shqiptareve gjate komunizmit, sundimi osman pershkruhet si gje negative, duke theksuar nenshtrimin, prapambetjen dhe nje dhune ushtruar ndaj popullit shqitpar duke percaktuar keshtu ate periudhe nepermjet kryengritjeve popullore ndaj sundimit Osman.

Duka tha se kjo pikepamje dominon historigrafine e vendeve te tjera te Ballkanit, por ne nje shtrirje me te kufizuar. Sipas tij ideologjia zyrtare e komunizmit diktonte qe cdo realitet i krijuar nga sundimi i jashtem duhej cilesuar si i erret dhe te urrehej gjithmone. Gjithashtu, jane kritikuar me force te dhena historike te shume vendeve te Ballkanit, per shkak se mbajne pershkrime paragjykuese per osmanet dhe te vendeve fqinje.  Qendra per Demokraci dhe Pajtim ne Europen Juglindore ne vitin 1998, caktoi nje grup prej 60 historianesh nga 11 vende te ndryshme te Ballkanit, qe te rishikonin librat e historise.

Sipas historianes dhe redaktores se librave te historise se Serbise, Dubravka Stojanovic, mesuesit e historise ne Ballkan ne shtator te 2010, moren kater libra te rinj, libra te cilet nuk paraqisnin fakte te verteta te reja mbi kundershtite e se kaluares.

Turqia per ne sot shihet si nje vend miqesor dhe mbrojtes kundrejt shteteve sllave dhe Greqise, pavarsisht konflikteve historike  qe na ka mesuar sistemi komunist mbi te shkuaren osmane. Kur ven puna te ndikimi i Turqise dhe Greqise kundrejt vendit tone, Ankaraja i quajtur si ‘komb vella’, eshte kombi i perzgjedhur nga ne. Turqia ditet e sotme eshte nje prej investitoreve me te medhenj ne Shqiperi duke patur zoterime ne industrite e finances, telekomunikacionit, ndertimit dhe te arsimit te larte, perfitime keto te cilat kane sherbyer ne tejkalimin e mosbesimit historik.

Rilindja osmane nis nga Ankaraja.

Qeveria e Ankarase ka financuar disa bursa studimi mbi historine osmane dhe ka publikuar libra te rinj ne Shqiperi, duke u perballur keshtu me veshtrimin negativ qe kane shqiptaret mbi osmanet. Ministri i Jashtem turk, Ahmet Davutoglu, zgjodhi me qellimin per te vendosur ne kete kontetekst periudhen e shekujve XVI dhe XVII, si epoka e arte e perandorise, te cilen disa historiane e quajne si ”Pax Ottomana”. Brenda kesaj periudhe sundimi osman u shtri deri ne Hungari, ku udheheqsit e saj ndertuan disa prej puneve me te veshtira te arkitektures otomane, ku mund te permendet Xhamia Sulejmane, Xhamia Blu ne Stamboll e shume vepra te tjera ne Ballkan, ku perfshihet dhe Tirana, i cili u shendrrua ne metropolin e Shqiperise.

Ura e Drinas, ne Bosnje u ndertua pikerisht nga osmanet, e cila u perjetesua nga Lureati jugosllav i cmimit Nobel, shkrimtari Ivo Andric ne romanin e tij te quajtur ”Ura mbi Drina”. Kullat e Sahatit, ne kete periudhe u shfaqen per te paren here ne qytetet e Ballkanit. Ne tetor te 2009, gjate nje vizite zyrtare qe Davutoglu beri ne Tirane tha se vendet e Ballkanit dhe Turqia kane nje histori, fat dhe nje te ardhme te perbashket, duke kujtuar se gjate shek. XVI, qytetet e Ballkanit ishin me te pasura ne krahasim me qytetet  e Europes Perendimore.

Similar Posts: