Siri, beteja për kontrollin ajror

Author: | Posted in Social No comments

siriNe bazen ushtarake te Tafenazit, ne veri te Sirise, forcat opozitare dhe ato te regjimit prej 3 ditesh jane perfshire ne nje beteje te ashper e te pergjakshme.

Helikopteret ushtarake te forcave te regjimit te presidentit sirian Bashar al Assad, perdorin bazen. Per t’u dhene fund sulmeve ajrore ne zonat e veriut ushtaret e ‘Ushtrise e Sirise se Lire’ kerkojne doemos marrjen nen kontroll te kesaj baze.

Armatimet kundra-ajrore te rebeleve jane per tu ardhur keq ne krahasim me sulmet ajrore te Assad, te cilat jane edhe pika me e forte e tij. Prej muajsh e shnderruar ne shesh-beteje e perplasja per kontroll mes rebeleve dhe ushtrise, luftime keto te raportuara ne Al-Ansar, lagje ne qytetin e Alepos. Ky qytet njihet si pike strategjike per marrjen nen kontroll te pjeses ne veri dhe pothuajse te te gjithe rajonit.

Kane zbarkuar forcat amerikane ne Turqi per te vendsour sistemin anti-rakete patriot pergjate vijes kufitare me shtetin e Sirise. Megjithese sistemi eshte nen drejtimin e NATO-s, mediat turke thone se ky aksion do te operohet nga forcat amerikane, ndersa Gjermania dhe Hollanda dhane kontribut per ngritjen e tij.

Pas regjistrimit te disa viktimave ne vijen kufitare te Turqise me Sirine, Turqia kerkoi vendosjen e sistemit te raketave Patriot, si shkak i raketave Scud te perdorura nga ushtria siriane.

Similar Posts: