Shqiptarët reagojnë për Lapidarin

Author: | Posted in Social No comments

Presheve_lapidari-UCKQeverise se Serbise se bashkuar, pas shume kohesh shqiptaret e Lugines se Presheves do t’i pergjigjen per here te pare.

Te gjithe lideret dhe kundershtaret politike, pas kritikave dhe kercenimeve te shumta ne lidhje me lapidarian e Deshmoreve ne qender te qytetit te Presheves, do mblidhen te henen mbasdite per t’i dhene nje pergjigje ultimatumeve per heqjen e ketij lapidari, sidomos pas deklarates se kryeministrit serb, Ivica Dacic, se pas dates 17 janar do te vazhdojne bisedimet me Kosoven, ne Brukse, lapidari do te hiqet qofte me lutje apo dhune.

Deri ne fund te javes do te mblidhen kuvendet komunale, e me pas dhe Kuvendi i Delegateve Shqiptar, nje organizate qe vepron jashte institucioneve.

Deputeti ne kuvendin e Serbise, Riza Halimi deklaroi se pasi te shqyrtohet situata e rende e cila u shkaktua nga krimineli me i larte shteteror, aty do te vijne menjehere konkluzionet per veprimtarite e tjera lidhur me mbrojtjen, jo vetem te monumentit por edhe ne pergjithsi, vendimet qe duhet te marrin partite politike, ne kohen ndihmese per te mbrojtur te drejtat e te gjithe shqiptareve, te cilat kohet e fundit jane shkelur ne menyre flagrante.

Ragmi Mustafa, kryetari i Presheves tha se do te njoftoje te gjithe korin diplomatik te akredituar ne Beograd qe te marre pjese ne keto seanca, ne menyre qe te lidhet drejtperdrejt me problemet qe prekin shqiptaret e Lugines se Presheves.

Jonuz Mysliu, nga Levizja e Progresit Demokratik tha se nuk do te lejojne ne asnje menyre levizjen e pllakes perkujtimore e qendres se Presheves.

‘Te gjithe kane qene te njeanshem se kjo statuje e ka vendin e duhur dhe cdo delegacion  qe vjen per t’a vizituar kete komune do te vendose nje kurore me lule te fresketa per te nderuar deshmoret. Keta jane deshmoret e UCPMB-se dhe duhet nderuar, respekuar vepren e tyre, sepse kane qene ata te cilet kane sjelle ate pak liri ne Presheve, Medvegje dhe Bujanoce’’ theksoi ai.

Shqiptaret e kesaj zone kane marre mbeshtetjen e qeverise se Kosoves dhe te Shqiperise, por kjo nuk ka shfaqur pengese per heqjen e flamurit shqiptar ne Bujanoc, de paralajmerin se statuja ne Presheve nuk mund te vendoset pa aprovimin e Serbise.

Fundjaven e kaluar, lidhur me situaten e renduar ne Presheve, kryeministri  Sali Berisha prononcoi se veprimi i paralajmeruar nga Beogradi rrit tensionet midis serbeve dhe pakices shqiptare. Ai tha se tensionet ne kete zone po rriten nga kercenimet e qeverise serbe. Kercenimi per heqjen e Martireve te Lirise eshte deshmi e albanofobise.

Kryeministri Berisha duke iu drejtuar edhe nje apel shqiptareve, shtoi se qeveria shqiptare i ben thirrje Beogradit qe te heqe dore nga praktikat albanofobe, dhe te respektoje ate pakice shqiptare qe jeton ne Serbi.

‘ Ftoj te gjithe shqiptaret ne Presheve, qe mos te provokohen nga ata qe kane si qellim spastrimin etnik. Vandalet mund te rrenojne nje permendore te luftetareve shqiptare, port e renet nuk vdesin kurre’. Ne kete menyre Berisha permbylli kete fjalim.

 

Similar Posts: