Shqiptarët e Luginës kërkojnë masa reciproke me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës

Author: | Posted in Kosovo News No comments

presheveKerkohen nga shqiptaret e Lugines masa reciproke me te drejtat e serbeve ne veri te Kosoves. 30 kuvendare shqiptare, ne Kuvendin e Bujanocit, votuan mocionin per kerkim te trajtimit te shqiptareve nga Serbia, sipas parimit te reciprocitetit, konform te drejtave te serbeve te veriut te Kosoves, qe priten t’i gezohen si rezultat i procesit te bisedimeve i cili ka filluar tashme.

Ata kane kerkuar nga Qeveria e Serbise, permes nje mocioni te votuar, qe te trajtohen te drejtat e shqiptareve reciprokisht me te drejtat e serbeve te veriut te Kosoves. Ky propozim qe me vone u votua, nisi nje debat te gjate ku perpiqej te anashkalohej ky mocion sidomos nga keshilltaret serb, spektri i te cileve perben koalicionin udheheqes ne Kuvend.

Por pavaresisht perpjekjeve te tilla, keshilltaret shqiptare vendosen te votohej mocioni permes te cilit metohen te drejta te barabarta me serbet e Republikes se Kosoves, qe jane me te privilegjuar se shqiptaret e Lugines. Qe pas perfundimit te luftes ne Lugine, parimi i reciprocitetit eshte bere agjende e politik berjes se shqiptareve te Bujanocit, Presheves dhe Medvegjes.

Si rezultat i pakenaqesive per gjendjen e shqiptareve ne kete zone, mocioni i sotem i pari pas Platformes se miratuar nga kuvendaret shqiptare te Lugines ne 2006-en eshte dokumenti i pare qe do iu dorezohet autoriteteve te Brukselit, Beogradit dhe Uashingtonit zyrtar.

Similar Posts: