Shqipëri-Kosovë, drejt krijimit të tregut unik energjetik

Author: | Posted in Economy No comments

Shqipëria dhe Kosova duhet të shkojnë drejt krijimit të një tregu unik energjetik. Ideja e tregut të përbashkët energjetik u nda mes ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Dy ministrat vlerësuan trendin pozitiv në rritje sa i takon shkëmbimeve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve, ndërsa theksuan se ka ende vend për rritjen, zgjerimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, investimeve në infrastrukturë, turizëm, energjetikë.

Po ashtu, dy homologët vlerësuan se një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi është zhvillimi i sektorit dhe tregut të gazit natyror, si dhe integrimi i sistemeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, si për shfrytëzimin e potencialeve energjetike ujore të Shqipërisë, ashtu edhe të rezervave të qymyrit të Kosovës.

Në kuadër të diskutimeve për një treg unik shqiptar, që sa vijnë e po përforcohen së fundmi, energjetika, turizmi, bujqësia e agroindustria, ndërtimi dhe edukimi shihen si sektorët ku dy republikat fare mirë mund të plotësojnë njëri-tjetrin.

Sidomos energjia është ndër më kryesoret, duke marrë parasysh faktin që Kosova nuk mund të deponojë energji dhe për më tepër ka burime termike, ndërsa Shqipëria ka sistem hidroenergjetik, i cili mungon,në Kosovë.

Similar Posts: