Shpërthim në veri të Mitrovicës

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Eshte degjuar nje shperthim shume i fuqishem mbremjen e dites se diele, rreth ores 22:30, ne rrugen “Kolashini”, qe ndodhet ne afersi te lagjes se Doktoreve ku e cila ndodhet ne pjesen veriore te qytetit te Mitrovices.

Nepermjet nje komunikate per median, policia e Kosoves ka deklaruar se nuk ka pasur njerez te lenduar nga ky shperthim pervec disa demeve materiale. Si pasoje e ketij shperthimi jane demtuar dy autovetura dhe jane thyer disa dritare te nje ndertese e cila eshte e banuar me qytetare serbe.

Nje ekip ekspertesh te Policise se Kosoves, nga sektori i posacem i eksplozivit, bene te mundur ekzaminimin e vendit dhe ne baze te provave preliminare kane ardhur ne perfundim se ky shperthim ka ndodhur si pasoje e nje aktivizimi i nje granate, tip “M-75”, i cili eshte nje prodhim Jugosllav.

Nderkohe Policia e Kosoves ka njoftuar po merren masa per hetimet intensive per te bere te mundur zbulimin dhe motivin e ketij akti kriminal. Deri me tani autoret e mundhsem nuk jane identifikuar ende.

Tashme kesoj sulmesh te tilla ne qytetin verior te Kosoves jane kthyer ne fenomene te zakonshme. Vetem nje jave me pare policia e Mitrovices beri te ditur ne nje komunikate per shtyp se autovetura e nje shtetasi shqiptar u sulmua me gure nga nje grup personash ne lagjen Kroi i Vitakut.

Sipas versionit te policise se Mitrovices pronari shqiptar i autovetures me targa te Kosoves kishte thene ne polici se agresoret qe kishin sulmuar ate i perkisnin nje grupi serb te tubuar ne lagjen Kroi i Vitakut, te cilet kishin bllokuar rrugen ne nje shenje proteste per rindertimin e shtepive ne kete lagje qe eshte e banuar me se tepermi nga banore me perkatesi serbe.

Sipas pronarit te autovetures se demtuar agresoret ia kishin goditur mjetin me te clin ai levizte me gure dhe sende te tjera te forta ne kohen kur ai ishte duke levizur dhe po tentonte te kalonte prane grupit te personave te tubuar.

Kjo ngjarje eshte regjistruar ne stacionin policor te veriut, ndersa hetuesit qe kane marre kete ceshtje jane duke u marre me ndjekjen e hetimeve te metejshme te ketij rasti ne fjale. Ndersa ne fillimin e ketij muaji present dy automjete te tjera private, njera tip “FIAT TIPO” ngjyre gri metalizato dhe pa targa dhe nje tjeter tip Zastava 101, ngjyre e verdhe me targa “KM” jane djegur si rezultat i nje zjarrveine te qellimshme me nje substance ndezese.

Policia e qytetit te Mitrovices njoftoi per kete ngjarje se kishte ndodhur gjate oreve te vona te nates ne afersi te rruges “Llolle Ribara” qe ndodhet ne veri te Mitrovices. Ne te dyja automjetet jane shkaktuar deme te medha materiale ndersa nuk u raportua per njerez te lenduar.

Zyrtare te posacem policore kontaktuan me pronarin e automjetit nje shtetas 61-vjecar me perkatesi serbe, i cili eshte marrur ne pyetje nga hetuesit. Motivet e ketij akti dhe autoret e kesaj ngjarje jane ende te pa identifikuar per hetuesit. Policia e Mitrovices e ka regjistruar kete rast si veper penale “shkatim i rrezikut te pergjithshem”.

Similar Posts: