Shkrijnë akujt Shqipëri-Serbi

Author: | Posted in Social No comments

Ministri i Jashtem i Serbise fillimisht ka patur nje takim me ministrin e Jashtem shqiptar Edmond Panariti. Pas tete vjetesh nje minister i jashtem serb viziton vendin tone. Edhe ne kete rast ashtu sikurse doli nga aeroporti, ministri i jashtem i serbise ka perdorur daljen e emergjences se Ministrise se Jashtme, dhe jo ate kryesore, kjo per shkak qe te mos perballej me grupin e proestuesve qe ishin ne porten kryesore te kesaj ministrie.

Edmond Panariti fillimisht per me shume se 20 minuta kane zhvilluar takimin tete a tete per te vazhduar me pas me nje bashkbisedim te gjere. Te pranishem ishin edhe ambasadori shqiptar ne serbi edhe ai serb ne tirane, te cilet nga burime brenda takimit eshte mesuar se eshte vene ne veshtirsi nga ceshtjet qe ministri panariti ka ngritur.

Per me tej gjate nje konference per shtyp Ministri i Jashtem Shqiptar Edmond Panariti dha disa detaje per shtyp se c’fare ishte biseduar gjate takimit te tyre.

Ky takim kishte ne fokus edhe faktorin shqiptar ne Serbine e jugut. Une gjithashtu evidentova gjate ketij takimi se permisimi i gjendjes ekonomike si dhe plotesimi i kerkesave per arsim, informim si dhe perfshirje te ketij komuniteti shqiptar ne proceset vendimmarrese dhe nje mbeshtjetje me te madhe financiare nga shteti serb eshte ajo qe ne te gjithe presim.

Gjithashtu kerkova qe autoritetet serbe ta nderpresin dhe te ndahen nga aktet e dhunes ndaj komunitetit ne fjale” tha Panariti ne fjalen e tij per shtyp. Por gjithashtu Ministri i Jashtem Panariti nuk ka kursyer qe ti kujtoje edhe nje here genocidin serb ndaj shqiptareve ne Kosove gjate viteeve te luftes.

Top Channel: I ka drejtuar nje pyetje Ministrit te Jashtem te serbise duke i thene se homologu i tij i ka permendur fjalen genocid dhe na ka rikujtuar qe serbia e ka ushtruar ate gjate viteve te luftes. Ne duam te dime se kur do te kerkoje serbia falje per kete genocid ndaj shqiptareve e Kosove?

Merkic: Une jam shume i emocionuar kur me permendet fjalen genocid. Ne qytetaret e Serbise e kemi provuar nje gje te tille. Gjithashtu kemi interpretime te ndryshme persa i perket historise dhe duhet ti referohemi sa me pak kesaj.

Do tia leme historianeve dhe njerzve te shkences te merren me historine. Por ne si qeveri dhe si politikane po bejme c’mos dhe do te perpiqemi qe te veme ne plan te pare gjithcka qe na bashkon”.

Pergjigje kjo e Ministrit Serb dhe nje shprehje e qarte dhe e vendosshme se Qeverise Serbe per te mos iu referuar te shkuares se afert dhe aq te dhimbshme per popullin e Kosoves. Per me tej zoti Panariti ka shprehur pikepamjen se shteti shqiptar i shikon te gjitha problemet mes shtetit te Kosoves dhe Serbise.

Similar Posts: