Shkarkime në Ministrinë e Brendshme

Author: | Posted in Social No comments

Eshte marre vendimi nga Ministria e Puneve te Brendshme per shkarkimin nga posti i keshilltarit politik te MPB-se, Sedat Gashin, gjithashtu pezullim nga puna me pagese te kryeshefit ekzekutiv i Agjensise per Regjistrimin Civil, Blerim Camaj dhe Besnik Berishes i cili kishte funksionin  e drejtorit te Departamentit ne Prodhimin e Dokumentave.

Ky lajm eshte konfirmuar nga nje komunikate per median e cila ka deklaruar se pezullimi i keshilltarit Sedat Gashi eshte bere pasi ai nuk ka permbushur detyrat dhe pergjegjesite e tija si nje keshilltar politik.

Blerim Camaj dhe Besnik Berisha vendimi per shkarkimin e tyre eshte marre pasi ata kane keq menaxhuar detyren e tyre dhe kane pasur marredheine te keqija ndernjerzore me stafin ku ata punoshin.

Shkarkimet kane ardhur menjehere qe pas skandalit te pasaportave biometrike ku EULEX ka kryer tre arrestime dhe mes tyre nje shtetase gjermane. Akuza ndaj tyre eshte se ata dyshohen se kane vjedhur nje shume prej 1.4 milione eurosh.

Shtetesja Gjermane Natali Veliaj tashme e arrestuar e cila eshte punojese ne firmen nenkonttraktuese ka akuzuar drejtperdrejt zyrtaret e larte ne Ministrine e Puneve te Brendshme ku sipas saj ata jane te perfshire ne aferen korruptive.

Natalie ka kerkuar nga EULEX statusin e deshmitares se mbrojtur me qellimin per te nxjerre emrat e zyrtareve te ministrise se puneve te brendshme te cileve ajo pretendon si i ka kaluar shuma parash ne llogarite e tyre.

Similar Posts: