Shfarroset familja në Lezhë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Anetaret e nje familje gjenden te vrare mbremjen e se henes ne Lezhe. Autoritetet e konsiderojne nje ngjarje te rende dhe te paprecedente. Nga Informacionet e fundit te burimeve policiore mesohet se viktimat jane dy bashkeshortet dhe djali i tyre, te cilet u gjeten te vrare prane baneses se tyre ne fshatin Bilinisht.

Burimet e marra nga policia e qytetit te Lezhes theksojne se nga kontrollet paraprake qe kane bere mesohet se viktimat rezultojne te jene shtetasit Rrok dhe Mira Gjoka dhe djali i tyre Fatjoni.

Menjehere agjentet e anti-krimit kane nisur hetimet per kete ngjarje te jashtezakonshme dhe shume te rende dhe dyshimet e para te agjenteve bien qe kjo masaker mund te kete ardhur nga nje konflikt i familjes Gjoka me fqinjin e tyre.

Divjake, Vritet nje i ri ne mes te qytetit.
Pak ore me pare, gjate pasdites ka ndodhur nje tjeter ngjarje e rende ne Divjake, ku nje i ri 30-vjecar eshte vrare brutalisht me arme zjarri ne qender te qytetit. Nga informacionet policore, mesohet se viktima eshte identifikuar si shtetasi Fatos Bello, i cili na gjetur vdekjen e menjehershme nga plaget e marra.

Sipas nje deklarate per shtyp nga uniformat blu ata kane arritur te identifikojne autorin e krimit. Mesohet se ai eshte shtetasi Shaban Lleshi, 50 vjec, qe sipas hetimeve paraprake te agjenteve te anti-krimit dyshohet se autori e ka vrare Bellon per motive te dobeta. Eshte organizuar nje aksion policior per kapjen e autorit te krimit.

Ne Shqiperi javet e fundit ka qene nje ferr i vertete per sigurine e qytetareve. Kane ndodhur vrasje makabre, sherre ne familje te perfunduara me mort dhe gjithefarelloj shkaqesh, nga me banalet deri te me madhoret te cilat kane marre jete njerzish.

Similar Posts: