SHBA: S’ka tregti me kufijtë e Kosovës

Author: | Posted in Social No comments

Kirby_MichaelNe Beograd, amasadori amerikan Michael Kirby, deklaroi se kufijte  e Kosoves nuk do te cenohen ne asnje rrethane.

Ambasadori Kirby tha perpara mediave serbe se te gjithe duhet t’a kene te qarte se nuk do te kete biznes me territoret e Kosoves. Diplomati amerikan shprehet i kenaqur nga takimi i dy kryeministrave duke shtuar se dialogu garanton te ardhme evropiane per te dy vendet.

Nderkaq, ai ka refuzuar te jape komente ne lidhje mbi platformen serbe per Kosoven, duke thene se nuk eshte nje dokument zyrtar. Ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson, javen e kaluar deklaroi se platforma e Serbise eshte thjesht nje cope leter e padobishme dhe shperqendruese.

Jacobson tha se egzistojne shpresa per nje te ardhme me te mire dhe se cdo gje tjeter si shembulli i platformes eshte vetem nje shperqendrim i padobishem. Asaj i vjen mire qe qeveria ka deklaruar se nuk do te shperqendrohet nga nje cope leter. Deklarate kjo e shprehur ne gazeten ‘Kosova Sot’. Daniel Serwer, eksperti amerikan per Ballkanin tha se platforma e Beogradit per Kosoven tregon se Serbia vazhdon te fantazoje.

Serwer per ‘Rel’ deklaroi se, gjeja me absurde mbi kete platforme, eshte se Kosova mbetet krahine autonome e Serbise dhe kjo e fundit do te kete sovranitet mbi Kosoven, por kjo nuk do te ndodhe ne asnje menyre se nuk i afrohet aspak realitetit.

Ai gjithashtu hodhi poshte deklaratat e Beogradit se me platformen ne fjale, Serbia heq dore nga ndarja e Kosoves. Serwer theksoi se nuk do te pajtohet me keto vleresime, sepse pa me te voglin dyshim, eshte plan per copetimin e Kosoves.

Similar Posts: