SHBA, rregullat e reja në vitin 2013

Author: | Posted in RTK LIVE No comments

tymosje-femerViti 2013 ne shume shtete amerikane vjen me disa ligje te reja dhe disi te pazakonta. Nese deshiron te qendrosh larg problemeve ne Kaliforni duhet te kesh kujdes qe qeni yt mos te ndjeke nje ari. Ne nje vend tjeter, ne Kentaki, nuk duhet te kapesh duke leshuar derra te eger.

Shitja e cigareve elektronike per femijet, javen qe vjen ne New York do te konsiderohet si shkelje. Atje ndalohet shitja e cigareve normale per personat nen 18 vjec, dhe tregtaret qe e shkelin kete rregull gjobiten deri ne 1000 dollare. Tani nuk do te bejne perjashtim as cigaret elektronike qe deri tani ishin cilesuar si alternative e sigurte per duhanin e zakonshem, por te tjere thone se aroma e tyre e embel mund t’i terheqe te miturit.

Shefat zhbirues marrin nje mesazh te forte nga ligjvenesit ne Ilinois, miratimin e nje mase qe nuk lejohet qe punedhenesit t’u kerkojne aplikuesve per pune fjalekalimet e profileve te tyre personale ne rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Gjithashtu ky shtet cilesohet si i pari qe miratoi ndalimin e tregtise dhe shperndarjes se fletave te peshkaqenit.

Ne Kaliforni, makina e drejtuar me ane te nje kompjuteri, ka marre driten jeshile. Ajo do te testohet se shpejti ne publik, por vetem ne rast se ne sediljen e pare te pasagjerit duhet te qendroje nje person qe te marre timonin ne rast rreziku.

Similar Posts: