Serwer: Platforma? Serbia jeton në fantazi

Author: | Posted in Social No comments

Daniel_SerwerDaniel Serwer eksperti amerikan i Ballkanit ka deklaruar se platforma e Beogradit per Kosoven tregon se fantazia e autoriteteve serbe nuk ka mbarim.

Serwer per ‘REL’ deklaroi se fantazia me e madhe mbi kete platforme eshte se Kosova mbetet krahine autonome e Serbise dhe se Serbia do te kete pushtet mbi Kosoven, por kjo nuk do te ndodhe absolutisht sepse nuk i afrohet aspak realitetit. Ai gjithashtu ka hedhur poshte deklaratat e Beogradit dhe se me platformen ne fjale Serbia heq zyrtarisht dore nga ndarja e Kosoves.

‘Jo, nuk pajtohem me keto vleresime, sepse mendoj se kjo, pa me te voglin dyshim, eshte plan per ndarjen e Kosoves’, ka thene Serwer. Autoritetet ne Beograd sipas kendveshtrimit te tij bejne rolin sikur po u pergjigjen kerkesave te komunitetit nderkombetar per largimin e institucioneve serbe te paligjshme nga Kosova, por ne te vertete keto institucione vetem sa i legalizojne.

Daniel Serwer shtoi gjithashtu se ata duan qe komuniteti serb ne Kosove te mos udhehiqet absolutisht nga institucionet e Prishtines, por ato te Beogradit dhe se platforma bashkon komunitetin ku rrjedhon edhe ndarja. Platforma e Serbisë për Kosovën u paraqit javën e kaluar në mbarë opinionin publik serb si punë thuajse e kryer dhe dukej se pritej vetëm zbatimi i saj.

Serbia permes saj kerkon qe te kete nje pozite te vecante autonomie ne te gjitha komunat serbe, jo vetem ne ato te veriut por edhe ne ato ne jug te Kosoves, lidhje speciale dhe kompetenca ne edukim, kulture e siguri shoqerore.

Behet interesant menyra se si Serbia kerkon qe per sigurine e serbeve te perkujdeset Ushtria e Serbise, Nderkombetaret dhe Ushtria e Shqiperise. Ketu Kosova del jashte loje. Duke shqyrtuar reagimet kunder nderkombetareve, Serbia diten e shtune vendosi ta ndryshoje platformen ne disa pika dhe deklaroi se nuk do te nderprese ne asnje menyre bisedimet me Kosoven.

Similar Posts: