Serwer: Dialogu të shërbejë për njohjen

Author: | Posted in Social No comments

Daniel Serwer, profesori i universitetit Jhon Hopkins, ka thene se ne Ballkan nuk jane prioritetet e politikes se jashtme te Uashingtonit. Pasi ka mbajtur nje fjalim ne nje konference kombetare, Serwer ka theksuar se dialogu Kosove-Serbi, duhet te sherbeje per njohjen reciproke te dyja vendeve dhe jo vetem ne normalizmin e raporteve.

“Duhet te them se kur Europianet dhe Amerikanet bisedojne privatisht, ata duhet te kene te qarte se ky dialognuk duhet te jete vetem sa per nje dialog, por duhet te jete me shume se aq. Duhet te jete per njohje reciproke dhe nje vendosje te marredheineve diplomatike”, ka deklaruar Daniel Serwer, profesor i universitetit John Hopkins.

Ndersa sipas burimeve tona, duke folur per zhvillimet ne veri te Kosoves, analisti ne ceshtjet e Ballkanit ka vlersuar se NATO nuk ka vullnet dhe mundesi qe te veproje ne ate zone. Sipas Hopkins bashkesia nderkombtare mund edhe te dergoje nje sinjal te gabuar tek qytetaret ne veri te Kosoves, pasi nuk po veprojne ne te njejten menyre si ne fushen diplomatike dhe ushtarake.

“NATO ne veriun e Kosoves nuk eshte aq i pafuqishem sa EUFOR-i ne Bosnje Herzegovine, por ata nuk kane vulnet dhe mundesine per te zgjidhur ate ceshtje te nevojshme. Kjo vjen per shkak se Amerikanet dhe te tjeret duan qe tashme ti terheqin trupat e tyre nga Republika e Kosoves pa nje njohje zyrtare dhe pa marredhenie diplomatike”, ka nenvizuar Sewer.

“Ndersa pergjegjesia ne mbrojtjen e integritetit territorial te Republikes se Kosoves me largimin e KFOR-it bie mbi institucionet e Qeverise Kosovare, te cilat keto te fundit nuk e kane momentalisht dhe ndoshta edhe per pese vitet ne vijim mundesine e tille”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se Kosova duke mos u njohur nga 5 vende te Bashkimit Europian, 22 shtetet e tjera te BE-se duhet te bejne presion per keto vende. “Mbizoterimi i ligjit, mbrojtja e gruas dhe mbrojtja e pakicave duhet qe te jene po ashtu nje prioritet per Republiken e Kosoves si nje vend tranzicion”, ka shtuar ne perfundim profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Similar Posts: