Serbia rishikon platformën

Author: | Posted in Kosovo News No comments

ivica-dacicPritet qe Serbia te ndryshoje platformen e saj per Kosoven perkatesisht vetem ne disa pika dhe ka deklaruar se kete ndryshime nuk do ta bejne serbine qe te nderprese bisedimet me Kosoven. Kjo do te sherbeje si nje pikenisje per bisdeimet dhe kosoven por ajo nuk do te ndodhet para deputeteve serbe. Problemet e kesaj platforme te cilat kerkojne qe te krijohet nje etnitet i vecante per serbet e Kosoves, me kompetenca te tjera, polici te tyren apo struktura ekzektuive si dhe kthimin e nje pjese te Ushtrise te Serbise ne Kosove e kane bere ate te pazbatueshme.

Nderkohe, Kryeministri i Serbise Ivica Dacic tha se bisedimet me Kosoven kane per te vazhduar dhe keto dokumenta paraqesin qendrimin e qeverise dhe te presidentit serb. Ambasadori i Bashkimit Europian ne Serbi, Vincent Degret tha se ne kete platforme duhet te kete disa ndryshime. Nderkohe analisti, Nenad Gjurgjevic theksoi se kjo platforme duket teper obliguese dhe ne nje menyre te tille ka per ti lidhur duart negociatoreve.

Petroviç: Platforma, jashtë realitetit.

Nga ana tjeter, zevendeskryeministri serb i Kosoves, Sllobodan Petrovic ne nje deklarate te tijen ka thene se kjo platforme e serbise ne lidhje me kosoven eshte nje dogument i cili nuk perputhet me realitetin dhe duhet ndryshuar.

“Une nuk kam pasur mundesine qe ta shoh nga afer kete dokument, por sipas informimit tim me ane te gazetave mund te jap mendimin tim dhe dua te theksoj se kjo platforme eshte teresisht jashte realitetit dhe duhet te ndryshohet”, ka thene Petrovic ne fjalen e tij per median.

Duke iu referuar Petrovic vete faktet e ketij dokumenti ne fjale quhet platforme, dhe tregon se ai nuk eshte harmonizuar ne institucionet perkatese te Serbise.

Xhejkobson: Platforma e Serbisë, copë letre.

Ndersa Trejsi Xhejkobson, Ambasadorja amerikane ne Republiken e Kosoves ka theksuar se kjo platforme e serbise, ku permes te ciles eshte kerkuar qe te kete nje autonomi ne veriun e Kosoves dhe me nje nivel te larte pavarsie territoriale, sipas saj kjo eshte thjesht nje shperqendrim i padobishem dhe nje cope letre e pavlere.

“Ne kemi shpresa pozitive per te ardhmen e Kosoves dhe gjithcka tjeter ne kete rast sic eshte kjo platforme te cilen po e permendni une personalisht e shoh ate te padobishme dhe ndjehem mire me deklaratat e qeverise kete jave te cilat kane thene se qeveria ketu nuk ka per te lejuar te shperqendrohet nga nje cope leter krejtesisht te pavlere dhe te pa nevojitshme”, ka deklaruar Ambsadorja Amerikane ne Kosove Trejsi Xhejkobson per gazeten “Kosova Sot”.

Similar Posts: