Serbia ndërpret marrëdhëniet me Hagën

Author: | Posted in Social No comments

Tashme Gjykata e Hages mund te kerkoje nga shteti Serb vec nje bashkepunim teknik dhe asnje marredhine me shume. Kjo ka qene vendosmeria e qeverise se serbise ne reagimin e tyre si nje kunderreagim ndaj Hages pasi ato liruan gjeneralet Kroate, Ante Gotovina dhe Mlladen Markac.

Ka qene nje goditje per shtetin Serb lirimi i Gotovines dhe Markac, te cilet me pare ishin te denuar me nga 24 dhe 18 vite burgim. Kjo per shak se shteti Serb ka deklaruar se krimet qe jane kryer nga popullsise Serbe nuk kane marre nje epilog perfundimtar.

Ka qene Shefi i Keshillit Kombetar per bashkpunim me Gjykaten e Hages, Rasim Lajic i cili beri te ditur kete vendim si nisme e Kryeministrit Ivica Dacic per bllokim te marredhineve. Mesohet se Gjykata ka anulluar nje konference ne shtetin Serb dhe qeveria serbe e ka vlersuar kete vendim te Hages si jo te drejte, por ato i kane shkaktuar edhe nje here nje dhimbje te madhe viktimave te operacionit “Rrufeja”.

Boris Tadic ne fjalim te tijin ka thene se ky vendim i marre nga Haga eshte nje goditje per tere rajonin e Ballkanit. Nderkohe edhe shumica e partive Serbe politike kane shprehur dhe cilesuar kete vendim te gjykates si nje “legjitim te spastrimit etnik”.

“Rrufeja”, apo “Olluja”, ne vitet e luftes serbo-kroate kane qene plane ushtarake ne venien nen kontroll te territorit te banuar nga qytetaret serbe ne kroaci, dhe se ne gusht te vitit 1995,  eshte vlersuar te jene debuar rreth 220 mije persona.

Similar Posts: