Serbia miraton rezolutën për Kosovën

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Beograd_parlamentiKuvendi serb ka miratuar rezoluten per shtetin e Kosoves, ne te cilen Serbia kerkon autonomi per serbet e Kosoves dhe refuzon njohjen e saj.

Per te dale me nje qendrim unik, polemikat e ashpra kane percjellur perpjekjet e Kuvendit te Serbise, dhe pas 14 ore debatesh, 19 deputete kane qene kunder rezolutes, 175 nga 250 prej tyre votuan pro saj, ndersa te tjeret nuk moren pjese ne kete votim. 14, nga 15 amandamentet e propozuara jane refuzuar nga Keshilli per Kosoven i Kuvendit, ndersa demokratet terhoqen menjehere amandamentet e tyre per te shkaktuar nderprerjen e ketij procesi.

Per shkak se nje platforme e tille mund te egzistoje, ata shprehen dyshimet e tyre, dhe qeveria vendsoi heqjen e sekretit shteteror lidhur me platformen.

Ne fillim, kryeministri serb Ivica Dacic foli perpara deputeteve duke deklaruar se Serbia nuk ka fare sovranitet mbi Kosoven dhe sipas tij situata ne kete shtet eshte e veshtire. Sovraniteti i Serbise nuk egziston pothuajse fare ne Kosove dhe institucionet serbe jane duke u debuar nga kufijte e Kosoves. Ndersa serbet, shtoi ai, nuk kane ndertuar akoma institucionet e tyre autonome.

Pas nje dite maratonike, ne mbremje perpara deputeteve foli dhe presidenti i Republikes se Serbise, Tomisllav Nikolic i cili tha se mund te kete humbur shume beteja por kjo e Kosoves nuk do te humbase.

Ai tha se nuk ndjehet i lumtur se nje rezolute e tille do te pranohet. Ne jeten e tij ai ka humbur shume, por Kosoven nuk do t’a humbase pasi nuk i perket atij. Ai po mbante nje kryq dhe iu drejtua qytetareve qe te mbanin dhe ata, dhe nese ai kryq do ishte i rende, atehere le te votojne kundra tij. Gjate dites radikalet kane protestuar perpara Kuvendit me qellimin per te nderprere bisedimet, ndersa rezoluta nuk eshte mbeshtetur as nga ultranacionalistet dhe as nga liberalet.

Rezoluta, ushtri serbe dhe shqiptare në Kosovë?

Duke vepruar ne baze te platformes politike te Serbise te cilen e mbeshtet rezoluta, kjo e fundit i jep fuqi kryeministrit serb dhe grupit te bisedimeve per te shkuar ne negociata me Kosoven. Ne konsultim dhe me serbet e Kosoves, qeveria serbe dhe presidenca hartuan ne konsultim nje dokument ku parashikohet atuonomia per serbet ne Kosove dhe komuave serbe ne veri.

Me kete ide serbet do te kishin, nje parlament te tyre, nje polici dhe nje nivel autonom te drejtesise, kompetenca ne energjitike dhe ne nivele te tjera. Ideja e platformes mbeshtetet nga rezoluta per bisedimet me Kosoven dhe thote se serbet, ne vecanti Kishat Ortodokse do t’i ruaje ushtria e Serbise, ushtria e Shqiperise dhe Bashkesia Nderkombetare.

Ne dokument lexohe se Pavarsia e Kosoves nuk do te njihet kurre nga Serbia, dhe ne kete menyre institucionet serbe ne Kosove do te jene te pranueshme per Prishtinen dhe per Bashkesine Nderkombetare. Kjo eshte rezoluta e 11 me radhe per Kosoven e miratuar ne Kuvend, dhe qeveria do t’a publikoje se shpejti.

 

 

Similar Posts: