Serbia “i shtrin” dorën Kinës

Author: | Posted in Social No comments

Serbia i ka shtrire doren Kines, per nje hua madhor afro 1.8 miliarde dollare, ku kane per qellim financimet e projekteve te shumta ne fushen infrastrukturore qe do te beje te mundur ta nxjerre vendin nga recesioni, i cili deri ne fund te 2012-s parashikohet te kape kuoten -1%.

Lajmi eshte konfirmuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomise, Mladan Dinkic, i cili permes nje deklarate per shty ka konfirmuar se qeveria e tij eshte jashtezakonisht e kenaqur me dy objektet madhore ne ndertim, fale financimeve dhe ekspertizes Kineze, impiani energjitik i Kostolacit dhe ura Zemun-Borca do te realizohen.

Ai gjithashtu ka justifikuar drejtimin e qeverise se tij nga Pekini pikerisht me realizimin e mire te puneve ne projektet ne fjale dhe me kushtet e favorshme te huase, qe i ka ofruar ekonomia e dyte ne bote.

Kjo kredi kineze pritet te shkoje, kryesisht ne ndertimin e tre autostradave te reja ne vend si ajo e Pojate-Prelijna, Beograd-Lijg dhe Novi Sad-Ruma-Sabac-Lozinca. Ai gjithashtu gjate deklarates se tij ka evidentuar se lidhjet Beograd-Pekin po forcohen edhe nga pikepamjet e perbashketa qe keto dy vende ndajne dhe mbeshtetjes qe Kina i ka dhene gjithnje sovranitetit dhe moscenimit territorial te Serbise, nepermjet kundershtimit se njohjes se Kosoves.

Similar Posts: