Serbia, dy dokumente për Kosovën

Author: | Posted in Politics No comments

Beograd_parlamentiInstitucionet e Serbise quhen ende te perkohshme dhe Kosova trajtohet nga ky shtet ne baze te rezolutes 1244.

Te shtunen e ardhshme, Kuvendi Serb do te miratoje dy dokumente per Kosoven, ku njeri do te jete sekret pasi konsiderohet si platforme bisedimi. Rezoluta ne tekstin e pulbikuar nga qeveria, permban 7 pika dhe nenpika, me ane te se ciles do te diskutohet me Institucionet e Perkohshme te Qeverise se Kosoves ose sic quhet ndryshe IPVQ, nje institucion ky i cili i nderpreu funksoniet qe nga shpallja e pavarsise se Kosoves.

Ne rezolute thuhet se qellimi kryesor i bisedimeve eshte komuniteti serb, por dhe komunitetet e tjera, te cilat duhet te kene paqe e siguri. Sipas tyre pavarsia e Kosoves nuk do te njihet nga Serbia. Ne piken G te paragrafit 1 deklarohet se bisedimet duhet te japin kontibutin per integrimin e Serbise, dhe ky shtet kohet e fundit duket se i ka kushtuar shume vemendje kesaj pike. Ne bisedimet do te kerkohet nje zgjidhje afatgjate dhe paqesore, ku do te konsultohet me teper serbet ne Kosove.

Similar Posts: