Serbi, platforma për Kosovën

Author: | Posted in Politics No comments

platforma_per_kosovenRealiteti i Kosoves do te njihet nga platforma e Serbise, por kjo e fundit kerkon qe te kete edhe entitet serb, si ne Bosnje Hercegovine. Kryetari i grupit te socialisteve, Branko Ruzhic, tha se kjo platforme permban elemente qe pasqyrojne realitetin ne terren. Nderkaq, shefi i Keshillit te Kuvendit per Kosoven, Millovan Drecun, tha se, ne qofte se Serbia nuk gjen nje zgjidhje te shpejte, ajo do te kete nje perballje me krijimin e Shqiperise se madhe.

Kjo nuk eshte nje zgjidhje e mire per liberalet. Jovanovic theksoi se me kete do te fitohet nje destabilitet kronik, ashtu sic prodhon dhe Bosnja  Hercegovina ne Ballkan. Ai gjithashtu tha se autonomia me e madhe qe mund te marrin serbet eshte ne planin Ahtisari.

Borisllav Stefanovic, ish-shef i grupit per bisedimet, tha se cdo zgjidhje realiste do te mbeshtet nga partia e tij. Ai gjithashtu tha se kjo eshte nje gje pozitive por dhe spekulim. U be e ditur nga e perditshmja “Novosti” se platforma e Serbise ne lidhje me zgjidhjen e problemit te Kosoves permban kete ide.

Republika Srpska

Etniteti i dyte i Bosnje  Hercegovines, si funksionon ai.

Ashtu si eshte entiteti i pare i Bosnje e Hercegovines, Federata e Bosnjes dhe Hercegovines, eshte edhe Republika Srpska ose Serbe. Bosnjes si shtet i mbetet si kryeqytet Sarajeva dhe Serbise Banjalluka.

Ky entitet ka qeverine e saj, presidentin, ministrite si dhe uniformat e forcave te rendit jane te ndryshme, megjithese ne vitin 2006 u bashkuan per shkak se do te merrnin pjese ne Partneritetin per Paqen. Ky formim perdor si valute markat boshnjake. Ai gjithashtu ka gjykaten e tij supreme, lidhje te vecanta si dhe nje zyre ne Bruksel si perfaqesuese ne Bashkimin Evropian.

Megjithate, kjo lloj zgjidhjeje nuk eshte treguar efikase per ndalimin e luftes ne vitin 1995. Kjo sepse lideret nacionaliste serbe kercenuan me referendume per ndarjen e Bosnjes, ndersa kishte dhe mesazhe gjithnje e me te fuqishme kunder Sarajeves. Presidenti i serbeve te Bosnjes, Millorad Dodik, kritikoi cdo gje qe mund te quhet boshnjake.

Similar Posts: