Serbët e veriut, kundër IBM-së

Author: | Posted in Kosovo News 1 Comment

Ndryshe kane reaguar Serbet e veriut te Kosoves, ku te cilet ato kane protestuar gjate dites se djeshme kunder zbatimeve te marrveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufijve, mbi te cilen ka rene dakord Beogradi dhe Prishtina.

Duke iu referuar burimeve tona, serbet mesohet te jene nisur nga pjesa veriore e Mitrovices, ku me pas kane kaluar ne Rudare per te dale ne aksin Zvecan-Leposavic ku kane pasur per qellim te mberrijne ne piken kufitare te Jarinjes.

Por aty kane qene trupat e KFOR-it te cilet kane mbyllur piken kufitare me qellim shmangien e ndonje incidenti te mundur nga protestuesit. Pas kesaj protestuesit jane shperndare.

Gjate ketij manifestimi, serbet e Kosoves gjithashtu kane kerkuar qe te lirohet Sllovolub Jovic, i cili ishte personi qe ka pasur drejtuar ne ruajtjen e barrikadave dhe ku sipas tyre thuhet se eshte marre nga forcat e policise serbe.

Sipas “REL” eshte thene se shume politikane serbe te Mitrovices jane kunder marrveshjeve te IBM, te arritura deri me tani ne Bruksel, zbatimi i te cilave eshte marre ne shqyrtim nga vete Beogradi. Ato gjithashtu kane paralajmeruar masa radikale kunder marrveshjeve pasi per serbet e Kosoves kjo marrveshje eshte teresisht i papranuar.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by agimi