Sekui riapelon: Tri reformat krejtësisht të mundshme

Author: | Posted in Politics No comments

“Është e nevojshme nisja nga puna për realizimin e tri reformave të mbetura pezull”,- ky ishte apeli i ripërsëritur sërish dje nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui. Një mesazh i tillë u përcoll pas takimit që ambasadori Sekui zhvilloi me kreun e LSI-së llir Meta, të cilit i dorëzoi raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2012.

Ambasadori Sekui gjatë takimit me Metën ka kërkuar që politika të përmbushë në kohë kushtet e vendosura nga Komisioni dhe t’i implementojë ato. “Përmbushja e reformave që janë të nevojshme në mënyre që këshilli ta pranojë rekomandimin që ka bërë Komisioni Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë janë të mundshme, pra përmbushja e reformave është e mundshme.

Është e nevojshme të punohet duke u bazuar te këto arritje, të ciiat tashmë janë bërë të njohura në raportin e progresit të Komisionit Europian.

Tani është tepër e nevojshme që të fillohet me miratimin dhe zbatimin e atyre reformave që janë tepër të rëndësishme, në mënyrë që në dhjetor t’u japim shteteve anëtare argumente bindëse, dhe kjo është e mundur përmes vullnetit, kompromisit dhe dialogut”, – vlerësoi Sekui.

Nga ana e tij kreu i LSI-së, llir Meta, ka garantuar ambasadorin se do të vijojë dialogun me të gjitha forcat parlamentare, në mënyrë që reformat të përmbyllen përpara mbledhjes së Këshillit të Evropës.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha forcat politike në parlament dhe jashtë parlamentit, me gjithë aktorët e tjerë të rëndësishëm, pasi të gjithë së bashku kemi objektiv të përbashkët që Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së dhe njëkohësisht që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e këtij projekti të përbashkët”, – vlerësoi Meta.

Similar Posts: