Sekuestrimi i pasurive të krimit

Author: | Posted in Albania, Social No comments

arvizuGjate vitit 2012 jane sekuestruar, nga autorietet shqiptare, mbi 13 milione euro pasuri te ardhura nga bota e krimit.

Ministri i Brendshem, Flamur Noka tha se Agjensia e Administrimit te Pasurive te sekuestruara kerkon mbeshtjetjen e te gjitha institucioneve.

Noka ne nje konference per shtyp deklaroi se jane sekuestruar pasuri te llojeve te ndryshme si, apartamente, aktivitete tregtare, makina, hotele, bar-restorante dhe me qindra llogari bankare. Ne baze te ketyre shifrave rezultati i luftes se krimit eshte mjaft i qarte. Afersisht 13.8 milione euro u konfiskuan gjate vitit 2012.

Pasuri keto per pastrimin e produkteve te veprave penale, duke realizuar ne brenda tre viteve qe nga hyrja ne fuqi e ligjit ‘Antimafia’ , te sekuestrohen mbi 28 milione euro, pasuri te vena nga aktivitetet e ndryshme kriminale.

Pastrami i parave sipas Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llalla eshte bere gjithmone e me i sofistikuar dhe duket mjaft shqetesuese menyra e perdorimit te ketyre aseteve per te korruptuar njerez te ligjit.

Llalla tha se ne punen e tyre te perbashket me mjete dhe menyra qe tregojne se krimi i ketij niveli kerkon doemos nderhyrje te menjehershme nderinstitucionale. Shqiperia duke qene nje vend i hapur shfaq mundesi shume te mira per te bere transaksion te paligjshem me vlera te larta monetare.

Pasuria e krijuar ne menyre te paligjshme, problem te cilin Prokurori i Pergjithshem po has qe ne ditet e para te detyres se tij, ka dyshime se po perdoret per te korruptuar organet ligjore qe jane pergjegjese per keto aktivitete kriminale.

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, gjate nenshkrimit te Memorandumit te Bashkepunimit me Agjensine e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te konfiskuara mes 4 ministrive, Prokurorise se Pergjithshme dhe SHBA-ve, kerkoi bashkepunim nderinstitucional per te bllokuar pasurite qe krijohen nga aktivitetet kriminale.

Aleksander Arvizu ne nje deklarate per shtyp permendi tre arsyet se perse konfiskimi i ketyre pasurive eshte i domosdoshem. Ne radhe te pare, sipas tij kriminelet nuk duhet lejohen qe te perfitojne nga aktivitetet e tyre kriminale, dhe prokuroret ne cdo rast te tille duhet te perpiqen me te gjitha menyrat per te konfiskuar parate e te akuzuarve qe i kane fituar nga krimet qe ata kane kryer.

Se dyti, duke konfiskuar parate e krimineleve, parandalohet financimi i metejshem i aktivitetit te tyre te paligjshem. Se treti, kur nje qeveri eshte e afte te realizoje me sukses konfiskimet e ketyre pasurive, ajo mund t’i shfrytezoje ato duke forcuar luften kunder krimit te organizuar.

Similar Posts: