“Sandy” godet brigjet e SHBA

Author: | Posted in Social No comments

Jane goditur brigjet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nga Uragani “Sandy”. Po gjunjezon bregun Lindor te Shteteve te Bashkuara, i cili tashme po kercenon ndjeshem me permbytje te medha dhe nderpreje te energjise qe mund te preki rreth 50 milione persona.

Me mijra dhe qindra banore te New York-ut u eshte urdheruar te largohen nga New Jersey.  Ne qytetet pergjate vijes bregdetare juglindore transporti publik eshte nderprere dhe me mijra fluturime jane anulluar.

Ndersa metrologet kane parashikuar dhe druhen se Uragani Sandy do te behet nje super-stuhi i cili do te mund te perplaset me frontet e motit te ngrohte nga perendimi dhe veriu. Uragani Sandy i cili eshte i kategorise 1 perputhet me henen e plote i cili sjell batica me te medha, gjithsej ky uragan ka vrare 69 persona dhe 52 prej te cileve ne Haiti, pasi ka kaluar neper Karaibe javen e kaluar.

Ndersa Shtepia e Bardhe permes nje deklarate per shtyp nga Presidenti Obama ai ka paralajmeruar qe Amerikanet te ndjekin udhezimet e skuadrave te emergjences. “Kur skuadrat e emergjences tju thone largohuni atehere ju duhet te largoheni.

Mos u vononi dhe mos e neglizhoni”, ka deklaruar presidenti Obama nga shtepia e Bardhe, i cili ka anuluar gjithashtu edhe fushaten elektorale per 8 dite para zgjedhjeve. “Mos i beni dysh udhezimet qe iu jepen sepse kjo eshte konsideruar nje stuhi teper serioze dhe mund te kete pasoja fatale” tha presidenti qe graon per nje mandat te dyte.

Barack Obama deri tani ka firmosur 9 deklarata emergjence qe mbulojne New York-un, New Jeresy-n, Konektikatin, Masacuetsin, Ishullin Rode, Pensilvanine, Delauerin, rajonin e Kolumbise dhe Pensilvanine. Kjo stuhi po kercenon nje vije te gjate 800 mije, ose me sakte 1290 kilometra duke filluar nga oqeani Atlantik deri ne Liqenin e Madh Mid West.

Similar Posts: