Rovena Stefa sulmon Flori Mumajesin: “Ti nuk je Shqiptar”

Author: | Posted in Culture 3 Comments

Një nga temat më të diskutuara të kohëve të fundit nëpër media ka qenë ajo në lidhje me këngët e realizuara me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Janë krijuar dy grupe, njëri i cili mendon se këto këngë kanë vlera dhe janë tregues i patriotizmit të secilit prej nesh dhe tjetri grup që mendon se me këto këngë po abuzohet dhe se  nuk kanë asnjë lidhje me patriotizmin, janë thjesht një mënyrë e këngëtarëve për të fituar lekë.

Edhe vetë artistët janë bërë pjesë e këtyre grupeve, madje kanë filluar i një Iuftë të ashpër mes tyre. Ju njoftuam numrin e shkuar në lidhje me një revoltë të këngëtarit Flori Mumajesi, të cilën e bëri të publike me anën e një statusi në faqen e tij në Facebook.

Në të Flori kritikonte disa këngëtarë të cilët po abuzojnë me këto  këngë patriotike dhe po përdhosin flamurin shqiptar, duke mos iu referuar askujt në I veçanti. Por duket se këtë status nuk e ka pritur mirë këngëtarja Rovena Stefa, e cila  së fundmi ka realizuar një këngë, pikërisht me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë,  me titullin “Amaneti”.

Ajo mesa duket se ka marrë si një sulm personal statusin e Florit dhe i është përgjigjur po me një status në faqen e saj në Facebook: “Nuk e  kuptoj se çfarë ka Flor Mumajesi kundër këngëve patriotike për 100-vjetorin e shtetit  shqiptar!

Ndoshta patetizmi dhe shpirtngushtësia e ka kapur ngushtë, duke dalë e duke sharë këngëtarët që shprehin dashurinë për flamurin tone kuq e zi në këtë përvjetor. I kujtoj kolegut tonë “të nderuar” që më mirë të këndojmë e të festojmë nën flamurin tonë sesa të bëjmë spote e video në territore greke, apo të këndojmë  në gjuhë sllave.

Nëse ti Flor nuk e ndjen veten patriot, të paktën fshihe disi e mos i dil në publik se le nam. Rroftë shqiptaria! Rroftë flamuri ynë kombëtar!” Nuk e dimë si do ta presë Flori këtë deklaratë të Rovenës dhe nëse do të ketë ndonjë kundërpërgjigje nga ana e tij, por kjo tema e flamurit dhe e këngëve patriotike po  shndërrohet me të vërtetë në një telenovelë shumë qesharake.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by Jetmiri0001
    • Posted by Aida01
  2. Posted by Akullorja