Rishikohet paga minimale, propozohet rritja me nje mije leke

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Rrogat minimale nga 20 shkojne ne 21 mije leke

Propozohet nje tjeter rritje e pages minimale ne shkalle vendi. Ministri i Punes, Spiro Ksera, ka bere te ditur gjate dites se djeshme se po diskutohet ne nivel ekspertesh mundesia e rritjes se pages minimale gjate ketij viti me rreth nje mije leke.

Keshtu, niveli i pagesave minimale per punojesit ne administraten shteterore dhe ate private nga 20 mije leke qe eshte aktualisht do te shkoje ne 21 mije leke. Shtimi i pages minimale, sipas ministrit Ksera, permbush nje prej kerkesave te bera prej kohesh nga sindikatat e punojesve.

Vendimi per ritjen e pages fillimisht po diskutohet me grupet e interesit, kryesisht me subjektet e biznesit, per te marre parasysh edhe mendimin e tyre sa i takon ndryshimit te pageses se punojesve, dyshemeja e se ciles do te jete 21 mije leke.

Pas gjetjes se gjuhes se perbashket edhe me subjektet e biznesit dhe sindikatat e punojesve, do te jene Keshilli Kombetar i Punes dhe qeveria qe do te japin verdiktin final per rritjen e pages minimale ne vend. Pjese e keshillit te punes jane perfaqsuesit e bizneseve, te sindikatave te punojesve dhe punemarresve, si dhe drejtuesit e dikastereve me te rendesishme qeveritare ne vend. “Meqenese jemi ne nje dite te shenuar, ju siguroj se do te merren masa edhe per rritjen e pages minimale.

Do te kemi nje tjeter rritje kete vit te pages minimale, e cila do te kaloje  per diskutim ne Keshillin Kombetar te Punes. Ne kete mbledhje do te zhvillohet diskutimi dhe vendimarrja duke marre parasysh te gjitha kerkesat e biznesit, por dhe te sindikatave per rritjen e pages. Paga aktualisht eshte 20 mije leke dhe ne theni te shoje ne 21 mije”, – ka deklaruar ministri Ksera gjate aktivitetit te zhvilluar mbi panairin e punes.

Gjate fjales se tij ne kete aktivitet ministri ka raportuar edhe ndryshimet e ndodhura sa i takon uljes se nivelit te papunsise. Ndonese niveli i papunsise ne vend eshte ulur deri ne 13.26 per qind, Ksera ka shtuar se problematika me e madhe haset tek te rinjte, te cilet perbejne pjesen derrmuese te punekerkuesve ne vend. “Shqiperia eshte nga te paktat shtete te rajonit qe ka nje ulje te papunsise dhe rritje te punesimit.

Nga gjithe kjo situate e ndikimit te krizes se borxheve dhe te personit ne tregun e punes ne kemi arritur qe niveli i papunsise te zvogelohet nga masa 13.7% qe ka vene vitin e kaluar ne vazhdojme ta kemi masen 13.26 % dhe shpresojme qe deri ne fund te vitit te kemi nje ulje akoma me 0.4 per qind.

Do te doja t’ju beja thirrje te gjithe aktoreve qe operojne ne tregun e punes, por dhe kompanive private qe ndermjetsojne per hapjen e vendeve te reja te punes, qe te kemi nje bashkepunim sa me te ngushte, sepse punesimi eshte nje ceshtje shume e ndjeshme”, – deklaroi Ksera.

Stendat e panairit te punes qe ne diten e pare te celjes se tij kane mbledhur vizitore te shumte. Ne mbi 100 stenda, sipermarrjet me te medha dhe te sukseshme ne vend si dhe universitetet dhe qendrat e formimit profesional kane prezantuar aktivitetin e tyre, si dhe mbi nje mije vende te lira pune, kryesisht per punekerkues te kualifikuar.

Rritja e pages

“Meqenese jemi ne nje muaj te shenuar sic eshte dhe fillim muaji 1 Maji, ju siguroj se do te merren masa edhe per rritjen e pages minimale. Do te kemi nje tjeter rritje kete vit te pages minimale, e cila do te kaloje per diskutim ne Keshillin Kombetar te Punes.

Ne kete mbledhje do te zhvillohet diskutimi dhe vendimarrja duke marre parasysh te gjitha kerkesat e biznesit, por dhe te sindikatave. Paga aktualisht eshte 20 mije leke, ne themi te shkoje 21 mije”

Vendet e Punes

Ministria e Punes parashikon qe per vitin 2012 niveli i papunsise te ulet me rreth 0.4 per qind. Duke iu referuar ofertave te paraqitura ne panair, sektoret qe kane krijuar me shume mundesi punesimi jane ai i industrise se fasoneve, industrive perpunuese dhe projektet koncensionare.Lajme

Gara e aplikimeve per keto vende pune do te qendroje edhe per diten e sotme. Aplikuesit duhet te plotesojne formularet e punesimit prane stendave

Similar Posts: