Rikthehet tradita e gurit ne rrugicat e kalldremta

Author: | Posted in Culture, Kosovo News, Social No comments

Berat- Rikthehet tradita e gurit ne qytetin e nje mbi nje dritareve, restaurim te lagjeve me kryesore. Rrugicat e kalldremta te qytetit te Beratit po i nenshtrohen restaurimit ne te gjitha rrugicat e lagjeve.

Qe prej disa ditesh punojesit e Deges se Monumenteve te Kultures jane vendosur  ne lagjet “10 korriku”, “Mangalem” e “Kala”, ku po punojne per restaurimin e gurit te bardhe e atij te zi marre nga lumi. Dega rajonale e Monumenteve te Kultures bene me dije se me nje fond te akorduar nga kjo dege eshte bere e mundur  nisja nga puna për restaurimin e rrugicave të kaildrëmta.

Po sipas të njëjtave burime pohohet se është dhënë një fond, i cili ka bërë të mundur nisjen e punës në lagjen simbol të këtij qyteti, “Kala”, fond i cili do të bëjë të mundur ndryshimin e pamjes së rrugëve dhe rrugicave kryesore të këtij qyteti. Fillimi i punimeve që në lagjet në fjalë në disa rrugë e rrugica është gati në përfundim ka bërë që të ndryshojë komplet pamja vizuale, gjë e cila ndikon në syrin e turistëve të vendit dhe të huaj që çdo ditë vizitojnë qytetin muze.

Specialistët e Monumenteve të Kulturës shprehen optimistë në lidhje me ecurinë e këtyre punimeve dhe bëjnë të ditur se do të eleminohen të gjithë gurët e vjetër e të zinj dhe do të zëvendësohen me gurë të bardhë duke bërë dhe sistemimin e tyre në mënyrë të rregullt, si dhe do të bëhen kanalizimet e ujërave të zeza dhe atyre të bardha. Nga puna e deritanishme është bërë i mundur restaurimi i rrugëve dhe rrugicave në lagjet, “10 korriku”, “Mangalem” e “Kala”, por në ditët në vijim do të mundësohet riparimi i të gjitha rrugicave problematike të kalldrëmta.

Për riparimin e këtyre rrugicave janë marrë specialistë dhe profesionistë të gurit për kryerjen në të gjitha parametrat e duhur të punës, ku për shtrimin e rrugicave kanë përdorur vetëm materialet e gurit, duke iu rikthyer traditës së qytetit 2500-vjeçar.

Gjendja e tyre gjatë viteve të fundit linte shumë për të dëshiruar, pasi në shumë pjesë gurët e rrugicave kishin lëvizur duke krijuar boshllëqe dhe kanalizimet kishin pësuar çarje, gjë e cila tashmë është eleminuar krejtësisht.

Restaurimi dhe rregullimi i rrugicave të kalldrëmta të lagjeve kryesore, kryesisht në kala ku dhe ndodhet muzeu kombëtar Onufri do të ofrojë jo vetëm infrastrukturë më të mirë për vizitorët të huaj dhe vendas. por dhe pamje më të bukura dhe tashmë të sistemuara të lagjeve të lashta të këtij qyteti muze. Por edhe pse kjo punë ka muaj që ka filluar ende ka shumë për t’u bërë në nje kohë që në këtë sektor nuk kanë munguar fondet përkatëse.

Similar Posts: