Rexhepi: S’i japim leje Nikoliç

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Bajram_rexhepiMe rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, presidenti serb, Tomislav Nikolic nuk do te mund te vizitoje komunitetet serbe ne Kosove

‘Eshte reciprocitet, sepse pasi zyrtareve te larte te Kosoves nuk u lejohet vizita ne shtetin Serb, as ne nuk do te lejojme vizita te zyrtareve serbe ne Kosove’’, ka deklaruar Rexhepi.

Ne muajin janar te vitit te kaluar, ministri i diaspores Ibrahim Makolli, i cili donte te realizonte viziten e pare te nje zyrtari Kosovar ne komunitetin e Presheves, nuk u lejua te kalonte nga policia serbe, ne kufirin Kosove-Serbi. Per kete arsye Qeveria e Kosoves i eshte pergjigjur negativisht nje kerkese te tille nga ana e serbeve.

Besnik Berisha, pasi eshte pezulluar nga detyra e drejtorit te Departamentit per Prodhimin e Dokumentave ne Ministrine e Brendshme, disa dite me pare deklaroi se nje prej keshilltareve te ministrit Rexhepi, u kerkoi ambasades amerikane me ane ten je letre, qe tenderi tu kaloje austriakeve sepse jane me te pergjegjshem.

Per shkak te kesaj letre qe i eshte derguar ish-ambasadorit amerikan Cristopher Dell, ministri Rexhepi tha se nuk ishte nderhyrje, ne menyre qe kompania austriake te fitoje tenderin per prodhimin e pashaportave, por mes kater kompanive te kualifikuara perpara per te fituar tenderin, si nenkontraktore ne dy prej tyre eshte nje kompani amerikane nderkombetare e njohur ne kete fushe dhe sipas tij eshte normale qe ambasadoret te lobojne per shtetet e tyre.

Ai shtoi se, per kushtet e tenderit qe te jete nje ambjent sa me i favorshem, jane interesuar plot ambasadore dhe ministra te tjere ne menyre qe kompanite e shteteve te tyre te dalin fituese, por pa ndikuar ne fituesin e tenderit. Ai personalisht i ka derguar nje leter EULEX-it dhe kryeprokurorit te shtetit per te gjithe dokumentacionin ne menyre qe kjo ceshtje te perfundoje sa me pare.

Duke u mbeshtetur ne burime konfidenciale, burimet online te Kosoves, kishin informuar se Besnik Berisha, ish-zyrtari i MPB-se, kishte kerkuar para ne emer te kryeministrit Thaci per te garantuar tenderin, gje qe eshte hedhur poshte nga Berisha.

Qe kur ka ardhur ne kete post, ministri Rexhepi tha se kryeministri ka kerkuar pasterti maksimale ne lidhje me ceshtjen e tenderave. Ai ka konfirmuar gjithashtu se shteti i Kosoves ka nje atashe per ceshtje biznesi ne Strasburg, i cili promovon biznesin kosovar, qe sipas tij eshte dicka mese normale ne boten demokratike.

 

Similar Posts: