Republikanet dhe camet ne SHBA per pronat

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu njekohesisht kryetar i Partise Republikane, se bashku me deputetin e partise se cameve, PDIU-se, Dashamir Tahiri, zhvilluan nje vizite pune ne Uashington.

Dy paralamentaret Shqiptare ne takimin me kongersmenet dhe senatoret amerikane e vune theksin ne qendrimet programore te partive te tyre, te cilat konsistojne pikerisht ne ceshtjen kombetare shqiptare, respektimin e se drejtes se prones private, si nje e drejte themelore e percaktuar si e tille ne Konventen Europiane te Drejtave te Njeriut, detyrim ky per shtetin shqiptar dhe cdo vend ballkanik pjese e Bashkimit Europian apo qe pretendon te behet pjese e tij.

Gjithashtu, po sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Mjedisit, Mediu dhe Tahiri theksuan nevojen e nje reforme zgjedhore te drejte, qe te garantoje lirine dhe te drejten e votes si dhe perfaqsimin e drejte ne Kuvend.

Vecanerisht ne takimin qe paten me kryetarin e Kongresit Xhon Bohner politikanet shqiptare moren prej tij vlersimin per zhvillimet demokratike ne Shqiperi, rolin dhe kontributin e saj ne Ballkan.

Bohner cmoi vecanerisht kontributet konkrete te Shqiperise si vend anetar i NATO-s, angazhimet e saj ne misionet paqeruajtese, sidomos kontributin e drejtperdrejte ushtarak ne Afganistan. Vizita e Tahirit ne SHBA per ceshtjen came eshte e dyta brenda ketij viti.

Vizita e pare

Deputeti i PDIU-se Dashamir Tahiri vetem dy muaj me pare zhvilloi nje vizite zyrtare ne SHBA, ku u takua me zyrtare te larte dhe perfaqsues te Kongresit dhe Senatit Amerikan. Tahiri u prit nga kongersmeni Dana Rohrabacher dhe Frank Wolf.

Ai ua beri me dije kongersmeneve ceshtjen came dhe perpjekjet e PDIU-se per nje pasqyrim te qarte te kerkesave per njohjen e te drejtave te tyre dhe per te sensibilizuar nderkombtaret ne kete ceshtje.

Percarja e PDIU-se, Tahiri aforhet te Republikanet

Kryeministri Berisha vazhdimisht ka perjashtuar kategorisht ndryshime te aferta ne kabinetin e tij qeveritar, por emerimi i kreut  te PDIU-se Shpetim Idrizi ne krye te dikasterit qe sot mbahet nga kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Ministria e Mjedisit, u perfol gjate. Ministri aktual i Mjedisit de jure ka nje vote te vetme ne kuvend, ndersa PDIU-ja e Idrizit nje me shume.

Nderkohe zhvillimet e fundit brenda PDIU-se mund te vene ne pikepytje emerimin e Idrizit ne vend te Mediut. Nga percarjet e fundit brenda PDIU-se parashikohet nje ndarje e Idrizit me Tahirin dhe afrimin e ketij te fundit te republikanet. Camet dhe republikanet kane si prioritet programor te partise se tyre  te drejten e prones, Mediu ne Shqiperi dhe Tahiri te cameve ne Greqi.

Afrimin e perfaqsuesve te dy partive me se miri e demonstron edhe vizitia se bashku ne SHBA, ku natyrisht vihet re edhe mungesa  e kryetarit te PDIU-se. Burime nga PDIU-ja gjithashtu konfirmojne se pjese e delegacionit te kesaj vizite zyrtare ne SHBA ka qene edhe Tahir Muhedini, nje tjeter figure e rendesishme e PDIU-se.

Zanafilla e perplasjeve mes liderve te PDIU-se dhe futjes se percarjes ne kete parti ka qene emerimi nga qeveria e zevendesministrave nga PDIU-ja, gje qe ka sjelle kontestimet e emrave perkates. Deputeti i kesaj partie, Dashamir Tahiri, ka shprehur pakenqasi per emrat, duke deklaruar se nuk ka qene ne dijeni per emrat e rinj, por gjithcka e ka marre vesh nga media.

Similar Posts: