Republika e Burundit njeh pavarësinë e Kosovës

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Shteti i radhes i OKB-se i cili ka njohur pavarsine e Kosoves eshte Republika e Burundit i cili e njeh Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran. Njohja nga republika e Burundit eshte teper e rendesishme pasi nepermjet tij mund te thyhen akujt midis vendeve te cilat kultivojne marredhenie te mira me Rusine, Kinen dhe Indine shtete keto te cilat e kundershtojne pavarsine e Kosoves.

Njohja nga Republika e Burundit iu dorezua Behgjet Pacollit zevendeskryeministrit te Kosoves i cili e ka marre ate nga Ministri i Puneve te Jashtme te Republikes se Burundit Laurent Kavakure, ne Kryeqytetin Bujumbura. Per me tej ky shtet eshte dhe shteti i pare i cili i perket vendeve anetare te SADC dhe Afrikes lindore i cili njeh pavarsine e Republikes se Kosoves.

Ne kete pjese te Afrikes lobimi serb eshte shume i angazhuar ne fushen ekonomike por ne kontekst te ketij angazhimi te fundit i zevdeskryeminsitrit Pacolli ne kete pjese ka qene shume intensiv. Zevendeskryeministri Begjet Pacolli ndodhej ne Afrike gjate nje turneu 2 javoresh ku ai ka vizituar Burundin, Rwanden, Zambine, Tanazine, Kenyan dhe Sudanin e Jugut.

Similar Posts: