Reforma, Rama i bindur per fitore me 2013

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhore, ndryshe nga reformat e mëhershme parlamentare, duket se janë shpresëdhënëse për fitoren e socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 2013-s. Kjo pasi sipas’ kryetarit të PS-së Edi Rama përcaktimet e reja në Kodin Zgjedhor garantojnë që votat e opozitës të mos vidhen.

Ai tha dje se procesi i reformës zgjedhore është një garanci për qytetarët se ajo që ka ndodhur në proceset e mëparshme zgjedhore nuk do të përsëritet më. Për Ramën procesi do të jetë i hapur dhe transparent, në raport me një të shkuar ku komisionarët shpeshherë kanë bërë çfarë kanë dashur për arsye korruptive. “Ku kutitë nuk kanë qenë të hapshme për arsye të fshehjes së provave të manipulimit nga ana e pushtetit; ku KQZ-ja është kthyer në një thertore elektorale dhe ku me listat eshte bere nje mishmash i neveritshem, qe ka kondicionuar procesin zgjedhor.

Asnje force  qe deri dje ka arritur te impnohet ne mungese te transparences dhe me mekanizma korruptive nuk dp te munde te na ndale dhe fitorja do të jetë jona në vitin 2013″, -tha Rama. Ai vijoi duke vlerësuar se ndryshimet e ligjit për zgjedhjet garantojnë aspekte që deri dje kanë qenë të errëta. “Ajo që na duhet eshtë të garantojme nje sere aspektesh qe deri dje kane qene te errta te procesit zgjedhor.

Besoj se jemi ne nje proces ku do te kemi nje sere garancish te reja, te cilat jo vetem qe nuk jane pak, por perbejne nje baze shume te mire per tu thene qytetareve se tanime ajo cka ka ndodhur nuk do te perseritet dhe se zgjedhjet e vitit 2013 do ti fitojme, pasi vota juaj nuk do te preket”, deklaroi Rama.

I pyetur mbi pakenaqsite e aleateve te tij Rama u pergjigj vetem me nje fjali: “Cdo refrome zgjedhore eshte objekt debati dhe kundershtish.” Kreu i socialisteve i beri keto komente nga Selaniku pas pjesemarrjes ne takimin e Komitetit te internacionales Socialiste per Europen juglindore me teme: “Demokracia, ekonomia, shoqeria dhe e ardhmja europiane”.

Si bashkedrejtues i ketij Komiteti Rama ka pasur takime te vecanta me lidere te se majtes evropiane, me te cilet diskutoi mbi vlerat dhe parimet qe duhet te misheroje e majta e ketij shekulli.

 

Nuk u qëndroi vendimeve të opozites

Milo: Reforma zgjedhore, jemi të zhgënjyer nga PS

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale (PDS), Paskai Milo reagoi të enjten ndaj marrëveshjes mes dy partive të mëdha për reformën zgjedhore, duke e konsideruar atë komplot ndaj partive të vogla në zgjedhjet e ardhshme.

“Për fat të keq PS hoqi dorë nga këmbëngulja e saj për të garantuar identifikimin elektronik të zgjedhësve në të 12 qarqet duke e vendosur këtë vetëm në një qark dhe po kështu dhe me numërimin eiektronik.

Ne po ndjejmë se po përgatitet një komplot tjetër kundër zgjedhjeve të ndershme, po ashtu shprehim dhe pezmatimin tonë që PS nuk arriti t’u qëndrojë vendimeve të saj dhe të opozitës për të garantuar një proces administrimi zgjedhor që do të çonte në zgjedhje të lira”, u shpreh Milo gjatë një konference për shtyp.

Lidhur me arritjen e kompromisit për riformatimin e KQZ-së, Milo thote PS-ja gaboi sërish pasi me këtë zgjidhje sërish Partia Demokratike do te kete njeriun e saj ne krye te ketij institucioni.

Edhe kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule u shpreh kritik ndaj draftit perfundimtar te refomres zgjedhore, i cii sipas tij nuk arriti te mundesonte nje KQZ jo militante, nuk ndryshoi sistemin elektoral dhe nuk mori ne konsiderate propozimin e kesaj partie per numerimin e votave te emigranteve.

Similar Posts: