“Ratifikoni amendamentin per imunitetet”

Author: | Posted in Social No comments

KKSHA i kerkon Kuvendit te Shqiperise te ratifikoje ndyshimet Kushtetuese mbi imunitetin

Lobi shqiptar në SHBA, i njohur si KKSHA, i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë për të ratifikuar amendamentin kushtetues mbi imunitetin për ligjvënësit, gjykatësit dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese. Deklarata vjen fill pas anëtarit të kongresit amerikan Eliot .

Engel, demokrat nga Nju-jorku, distrikti 17- të, një anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuese në Kongresin Amerikanë dhe kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare.

Ai javën e kaluar në një intervistë të dhënë për gazetën “Bota sot” në SHBA me gazetarin tonë atje Beqir Sina, tha se Shqipërisë i takon vendi në Bashkimin Europian e për këtë duhen bërë reformat mes tyre dhe heqja e imunitetit.

“Ndërkaq së fundi ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp edhe lobi shqiptar në Uashington, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA)”, – thotë korrespondenti ynë në SHBA.

Deklarata e KKSHA

Mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) me bazë në Uashington lëshoi një deklaratë publike dje pasdite në lidhje me mos votimin e parlamentit shqiptar më 6 gusht në një seancë të veçantë për votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

“Lobi shqiptar në Uashington Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) në deklaratë bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë për të ratifikuar amendamentin kushtetues mbi imunitetin për ligjvënësit, gjykatësve dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese”, -thuhet në deklaratë.

Sipas saj në tetor për këtë shkak Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) duhet të japë mendimin e tij për kërkesën e anëtarësimit të paraqitur nga Shqipëria në vitin 2009. “Në atë të ashtuquajturën raporti i progresit 2010, ku janë të rekomanduara të 12 pikat që Shqipëria duhet të miratojë për të fituar statusin e kandidatit.

Rekomandimet, thuhet në deklaratën e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), mbulojnë parimet themelore demokratike, siç janë: reforma zgjedhore, strategjinë antikorrupsion dhe planit të veprimit, reformën gjyqësore, të drejtat pronësore dhe dialogut konstruktiv politik midis të gjitha partive politike.

” Më tej deklarata e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nënvizon se “Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshem në dhjetë vitet e fundit dhe është bërë një anëtare e institucionet euroatlantike të shumta, duke përfshirë NATO-n.

Prandaj qeveria, parlamenti dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të miratuar dhe zbatuar rekomandimet e BE-së.” Në fund të kësaj deklarate, e cila mban edhe firmën e zotit Avni Mustafaj, drejtor ekzekutiv i Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), thuhet se Shqipëria po përgatitet të festojë 100 vjetorin e saj, dhe kjo (statusi i kandidatit të BE-së) është një mundësi unike për Shqipërinë për të festuar një histori të gjatë dhe një të ardhme premtuese si një anëtar i familjes evropiane të kombeve.

“Heqja e imunitetit do të ishte arritje e madhe”

Më 17 korrik ambasadorja gjermane Carola Muller-Holtkempe dhe ai amerikan Aleksandër Arvizu, në një prononcim për mediet përshëndetën arritjen e konsensusit për reformën zgjedhore. Po, siç thanë ata, “ka dhe reforma të tjera për t’u arritur”.

Ambasadorja gjermane Holtkempertheksoi nga Dardha, ku ndodhej për një vizitë, se heqja e imunitetit do të ishte arritje e madhe. “Të shpresojmë që më 6 gusht të hiqet imuniteti”, – tha ajo. Ndërsa ambasadori Arvizu nga Gjirokastra theksoi se “i nevojshëm është mekanizmi i ri për t’u dhënë besim njerëzve”. Sipas tij, çështje ende e pazgjidhur mbetet imuniteti i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Similar Posts: