Raporti i Komitetit te Helsinkit

Author: | Posted in Albania No comments

vjollca_meceNe fokusin e shqetesimeve qe jane ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjate prezantimit te raportit nje-vjecar per problematikat qe jane hasur ne monitorimet e ketij komiteti, ishte krimi ndaj femres. I eshte bere thirrje shtetit shqiptar nga kryetarja e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, qe te shtoje masat parandaluese dhe kryerjen e nje studimi per te gjetur shkaqet per kete fenomen.

Gjate 2012-es, ndonese ndonjera ishte me urdher mbrojtjeje, vrasja e 24 grave ishte makaber dhe flagrante ka thene kryetarja Vjollca Mecaj, e cila permendi gjithashtu vdekjen e A.R prane burgut te Shen Kollit, me shume se 11 vrasje per gjakmarrje, vrasja e pastorit Prroni, te disa personave te zhdukur,vetevrasja, rasti i paprecedent si pasoje vdekjen e njerit pre tyre.

Ajo theksoi se nese shteti do te kishte bere detyren e tij atehere te gjitha keto demtime do te ishin parandaluar. Kryetarja i ben thirrje shtetit qe te garantoje me mire te drejten e jetes, si dhe te ndermarre nje studim per gjetjen e shkaqeve dhe te shtoje masa parandaluese. Mecaj deklaroi se po ndiqet me shqetesim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ceshtja e ish-te denuarve politike dhe greven tyre se si e trajtoi policia.

Ata nuk jane te shqetesuar vetem per veprimet e policise, por edhe per precedentin e gjykates i cili urdheroi te shperndaheshin duke mos patur kompetence ka thene ajo. Gjithashtu nenvizoi se eshte plotesuar ankesa dhe jane duke pritur ankimimin. Vjollca Mecaj ka shtuar se te nxjerresh ne rruge dhjetra familje ne 24 dhjetor, prane festave te fundvitit, eshte veprim jo njerezor, dhe se keto ceshtje nuk zgjidhen me procedura te unifikuara.

Similar Posts: