Rama:Te permbysim boten e vjeter

Author: | Posted in Albania No comments

RAMATuri i Manifest i 2012-es ne qarkun e Vlores me pjesemarrjen e mijera te rinjve socialiste, u permbyll nga sekretariati i Rinise ne Partine Socialiste. Levzja nisi ne Janar me fushaten e anetaresimeve ne garen me primare per drejtuesit e rinj, FRESH, dhe se fundmi ManiFEST per te mobilizuar te rinjte ne zgjedhjet e rradhes. Edi Rama u shpreh nga Vlora se viti 2013 do te jete viti i ndryshimit.

Ai tha se ne daten 23 qershor do te permbyset kjo bote qe u eshte imponuar nga votat e vjedhura, nga padrejtesite e perditshme, nga mungesa e plote e vizionit, e projektit, e ideve dhe e aftesive per te cuar Shqiperine atje ku e meriton, ne Europe, si anetare me te drejta te barabarta me te dhe t’u jepet mundesi te rejave dhe te rinjve te vendit tone qe neser te mos jetojne si qytetare te dores se dyte te BE-se, por te jene evropiane te stervitur,te shkolluar, te gatshem per te perballuar rruget e gjera te konkurrences jo vetem brenda por edhe jashte Shqiperise, kudo ne Europe. Ne daten 23 qershor Shqiperia do te ndryshoje duke marre drejtimin e duhur, tha Rama.

Edi Rama shpalosi nga Vlora vizionin e Partise Socialiste per nje Shqiperi te ndryshme nga e sotmja.

Ai flet per nje Shqiperi e cila te kete punesim real e jo rritje te papunesise. Flet per nje Shqiperi qe mbeshtetet per cdo ide per te bere biznes dhe jo shkaterrimin e biznesit nga disa kliente te pushtetit.

Per nje Shqiperi e cila te kete taksim te ndershem e jo takse te sheshte e cila ben qe nje mesues te paguaje me shume se ministri i arsimit, ose nje polic te paguaje me shume se ministri i brendshem.

Flet per nje Shqiperi ku te merren sherbimet sipas nevojave e jo sipas xhepit, ku cdokush qe i nevojitet kujdesi shendetesor ta marri ate pavaresisht se ai person mund te jete i papune ose i pasiguruar.

Ose cdokush qe do te arsimohet me shume te kete mundesi ta beje kete edhe pse familja e tij te jete e varfer pasi arsimimi eshte dicka qe nuk mund te blihet por qe garantohet per te gjithe. E pra, Rama flet per nje Shqiperi, ku te gjithe ne te kemi mundesi te themi qe ishim te gjithe se bashku kur e kthyem nje faqe dhe hapem nje te re ne historine tone.

Similar Posts: