Rama: PS në pushtet heq taksën e biznesit të vogël

Author: | Posted in Politics 1 Comment

VENDIMI POLITIK: PA U ZQIDHUR “FIERI”, S’KA VOTË PËR GJYKATËN E LARTË

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk do të votojë ligjin për Gjykatën e Lartë deri në zgjidhjen e çështjes së Fierit. Ky vendim politik u është bërë i ditur ligjvënësve socialistë gjatë mbledhjes së djeshme të grupit nga ana e lidreshipit socialist.

Ndërkohë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjatës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar i kushtoi vëmendje sistemit të taksave ri në vend, duke ripërsëritur premtimin e tij për të hequr taksën për biznesin e vogël. Sipas tij, pozicioni i PS-së përballë biznesit është kthyer në një shqetësim për qeverinë ”Berisha”.

“Kriza e përgjithshme rëndon mbi ekonomitë familjare të ndërtuara mbi biznesin e vogël. Korrupsioni në administratë ndikon drejtpërdrejtëte biznesi i vogël. Krijimi i një klime të mirë për biznesin mbetet një sfidë”, – vuri në dukje Rama.

Sipas tij, deklaratat e mazhorancës për krijimin e lehtësirave për biznesin e vogël nuk ekzistojnë. “Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël. Taksa e biznesit të vogël ka pasur rolin e saj në historinë e procesit të decentralizmittë pushtetit vendor.

Por tanimë koha e kësaj takse ka kohë që ka kaluar. E kemi propozuar prej kohësh ndryshimin e skemës dhe tani jemi të gatshëm që ta premtojmë dhe të angazhohemi përpara gjithë sipërmarrësve të vegjël të këtij vendi se nuk do ta paguajnë më taksën e biznesit të vogël, Ajo taksë nuk do ekzistojë më”, – garantoi Rama,

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by Iliri