Qeveria Thaçi bën bilancin 2012

Author: | Posted in Economy No comments

qeveria_thaciMbahet per here te fundit te vitit 2012 mbledhja nga qeveria e Kosoves ku gjeja me e rendesishme u pikas fjalimi i kryeministrit Hashim Thaci, i cili prezantoi sukseset e arritura te qeverise se tij ekzekutive. Viti qe po leme pas per kryeministrin e Kosoves eshte viti i ndryshimeve per Kosove.

Hashim Thaci deklaroi se shteti i Kosoves ne fund te vitit 2012 duket mjaft ndryshe, shume me pozitiv se vitet e kaluara. Ne kuader te konsolidimit te shtetit, ne aspektin e jashte dhe te brendshem. Subjektiviteti sipas tij eshte forcuar ndjeshem.

Sapo u festua festa e pavarsise se Kosoves, ne te cilen te gjithe shqiptaret jane ndjere krenare. Deri tani Kosova eshte njohur nga gjysma e shteteve te OKB-se, ndersa njohjen e fundit nga Pakistani, e ka vleresuar si arritjen me te rendesishme te ketij viti.

Ai shtoi se Kosova kete vit ka shenuar edhe disa marreveshje midis Kosoves dhe Serbise duke vleresuar si te arritur fillimin e zbatimit te marreveshjes te Menaxhimit te Integrimit Kufitar. Ai shtoi gjithashtu se dialogu midis Kosoves dhe Serbise, ka filluar te nxjerre efektet e para konkrete, si ne zbatimin e ligjit ashtu dhe ne levizjen e Serbise ne njohjen e Kosoves. Fillimi i zbatimit te IBM-se ka qene rezultat i tille.

Puna ne Bernjak dhe tek Dheu i Bardhe do te filloje ne 31 dhjetor. Ky eshte nje instalim konkret kufijve shteterore Serbi-Kosove. Kreu i qeverise ne nje fjalim mbi zhvillimin e Kosoves tha se ky shtet gjate vitit 2012 arriti nje rritje ekonomike prej 4% dhe ne 2013 Kosova do shenoje progres substancianal ne integrimin Europian. Hashim Thaci pas kesaj mbledhjeje organizoi nje pritje per perfaqesuesit e mediave, dhe personaliteteve te fushave te ndryshme.

Similar Posts: