Punimet i paraprijnë tenderit për projektin e unazës së madhe

Author: | Posted in Social No comments

KRYEBASHKIAKU LULËZIM BASHA INSPEKTON PUNIMET TE RRETHRROTULLIMII DOGANËS

Makthi i trafikut të rënduar në nyjën me problematike (te rrethrrotullimi i doganës) pritet të marrë fund brenda dy javësh. Konfirmimi është bërë dje nga kryebashkiaku Lulëzim Basha gjatë inspektimit të ecurisë së punimeve në terren.

Basha ka vënë në dukje se investimi, që kap shifrën 54 milionë lekë të reja, do të ndikojë ndjeshëm në trafikun kaotik të kryeqytetit, ndërkohë që në këtë pikë hyrëse do të zbatohen dhe masa të tjera, siç është sistemimi i parkimeve, që do të lejohen vetëm në vende të caktuara, si dhe vendosja e sinjalistikës së re.

“Ndërhyrja në këtë pikë nevralgjike të trafikut të Tiranës do të lehtësojë trafikun, do të ulë koston e transportit, do të përmirësojë ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes, duke ulur kohën e lëvizjes në qytet dhe do të reduktojë nivelin e ndotjes për qytetin e Tiranës.

Nuk është një investim i izolnar, sepse udhëheq dy investime të tjera të lidhura me këtë nyje të rëndësishme”, – vuri në dukje kryebashkiaku Basha.Me tej kryebashkiaku bëri të ditur se ky investim u paraprin dhe dy investimeve të tjera të rendësishme të segmentit të unazës së madhe që shtrihet nga Shkolla Teknologjike deri te qendra “Kristal”, ku i bashkohet pjesa tjetër e kësaj unaze drejt përfundimit.

Projekti i hartuar nga Bashkia e Tiranës dhe që do të financohet nga qeveria shqiptare parashikon që segmenti i unazës së madhe të ketë gjatësi rreth 2.8 km dhe të njëjtën gjeometri me segmentet e përfunduara të kësaj unaze.

Në projekt parashikohet edhe ndërtimi i rrugëve paralele me të gjitha shtresat rrugore, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe të ujërave të bardha, ujësjellësi, ndriçimin rrugor, gjelbërimin dhe sinjalistikën vertikale dhe horizontale.

Unaza e madhe është konceptuar të funksionojë si rrugë shpejtësie 80 km/orë, me hyrje-dalje të disiplinuara, me 2 karexhata, të cilat kanë 2 vija kalimi 2 x 3.5 m, korsi emergjence 3.5 m si dhe 3 breza gjelbërimi me gjerësi 2 m (2 anësore dhe 1 në mes).

Tenderi për këtë segment hapet në fillim të javës së ardhshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Sipas Bashës, në Rrugën e Durrësit do te instalohen dy pika te kalimit të qytetarëve, të cilat do të menaxhohen me anë të semaforëve.

“Për Rrugën e Durrësit ne jemi në përfundim të projektit, që me investimin e qendrës së vetme të kontrollit të trafikut dhe semaforëve të prezantojmë të paktën dy vendkalime për banorët në dy anët e Rrugës së Durrësit.

Siç e dini, edhe ky është një problem shumë i vjetër, i cili ka kushtuar edhe jetë njerëzish. Ne si Bashki kemi parë tri mundësi zgjidhjeje. E para ka qenë një nënkalim, që pengohet nga kolektori që është ndërtuar vite më parë në aksin e rrugës së Durrësit.

E dyta,eshtë mbikalim, qe eshte nje zgjidhje jo e dëshiruar për shkak të mundimit që paraqet për banorët e zonës për të hipur e zbritur shkallët. Pra, ne do ta zgjidhim këtë me kalim nënnivel me semaforë, duke u dhënë përparësi këmbësorëve, por pa rënduar trafikun e automjeteve”, – pohoi Basha.

Punimet te Dogana

Ndërhyrja konsiston në shtimin e korsive djathtas, me gjerësi 5 metra, ndërtimin e trotuareve me gjerësi 3 metra si dhe rritjen e sigurisë së kalimit të këmbësorëve, duke ndërfuar kangjellat mbrojtëse dhe për disiplinimin e tyre në kalimet në vijat e bardha.

Gjithashtu do të pajiset me sinjalistikë vertikale, horizontale dhe informuese si në brendësi të tij, ashtu dhe jashtë rreth rrotullimit. Njëkohësisht do të ndalohet qëndrimi i të gjithë mjeteve, 150 metra në çdo drejtim hyrës-dalës dhe përpunimi i çdo pasagjeri nga çdo mjet, 100 metra nga diametri i jashtëm. Ky investim prej 54 milionë lekësh, që pritet fë përfundojë më 15 gusht, do të ketë impakt të menjëhershëm te qytetarët e Tiranës.

Ja si do të jefë projekti i unazës së madhe

Projekti i hartuar nga Bashkia e Tiranës dhe që do të financohet nga qeveria shqiptare parashikon që segmenti i unazës së madhe të ketë gjatësi rreth 2.8 km dhe të njëjfën gjeometri me segmentet e përfunduara të kësaj unaze.

Në projekt parashikohet edhe ndërtimi i rrugëve paralele me të gjitha shtresat rrugore, rrjeti i kanalizlfneve të ujërave të ndotura dhe të ujërave të bardha, ujësjellësi, ndriçimi rrugor, gjelbërimi dhe sinjalistika vertikale dhe horizontale.

Unaza e madhe është konceptuar të Funksionojë si rrugë shpejtësie 80 km/orë, me hyrje-dalje të disiplinuara, me 2 karexhata, të cilat kanë 2 vija kalimi 2 x 3.5 m, korsi emergjence 3.5 m dhe 3 breza gjelbërimi me gjerësi 2 m [2 anësore dhe I në mes). Tenderi për këtë segment hapet në fillim të javës së ardhshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Similar Posts: