Pseudodiplomacia “made in Kosova”

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Cfare diplomacie e “nivelit te larte profesional” e Kosoves eshte ajo, kur nje Akan Ismaili vetem me shkolle fillore dhe te mesme ia arriti qe t’ia “leshoje mjekren” asaj jo me pak se te fitoje poziten e ambasadorit fuqiplote te Kosoves ne Uashington?! O tempora, o mores! Qua vaids Kosove?!

****

Ambasadori i ri i Republikes se Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Akan Ismaili, nuk ka diplome fakulteti, por tani ai eshte ambasador i perhershem dhe fuqiplote i Kosoves ne Ushaington dhe pritet qe me 2 maj 2012 t’i derzoje letrat kredenciale presodentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama.” (www.Botasot.org /25.04.2012).

Ky eshte skandal jo vetem diplomatik, por dhe ligjor, kushtetues, edhe etik, edhe profesional, edhe kombetar edhe nderkombtar, sepse nuk eshte koha e “ali bungut”, e dergim-pranimit te mesazheve kasnecore, kur popujt e botes nuk kane ditur se c’eshte diplomacia, as politika, por shpifja dredhia, mashtrimi, grabitja dhe shfrytezimi i njeri-tjetrit ne kohet dhe ne rendet e ndryshme historike te bashkesise njerzore.

Si ka qene e mundur qe te gjitha ato sita filtruese institucionale shteterore te Kosoves te zgjedhin dhe te emerojne nje ambasador te tille pa kualifikim perkates (madje edhe pa diplome fakulteti)?! Po a thua valle kishin vdekur te gjithe ata intelektuale shqiptare te Kosoves me diploma fakulteti, magjistra ose doktore te shkencave (politike, diplomatike, juridike, historike etj.), qe asnjeri prej ketyre te mos i kete plotesuar kushtet dhe kriteret perkatese qe te emerohej ambasador ne Uashington?!

Po pse bash ne Ushaington te dergohet nje ambasador i tille gjysmak, pa diplome fakulteti, kur dihet se Uashingtoni nuk eshte vetem kryeqytet i Amerikes, por i mbare botes, sepse kjo eshte qendra kryesore ku behet politika dhe diplomacia boterore? Pavarsisht se si, qysh dhe kush e emeroi Akan Ismailin ambasador ne Uashington, nje poetz i tille eshte skandaloz dhe i gabuar, sepse ai me gjithe anglishten e tij (pavarsisht nga shkolla e njohjes) nuk i ploteson nje nga kushtet me elementare: nuk ka diplome fakulteti.

Ky eshte portez i papranueshem dhe irracional i politikes se jashtme dhe i diplomacise se Kosoves, e cila ne kete rast skandaloz ka nencmuar dhe ka turperuar edhe diplomacine e Amerikes, e cila ka bere dhe ka investuar aq shume per clirimin, per pavarsine, per lirine dhe per ndertimin e shtetit demokratik te Kosoves.

Ne vecanti ne Uashington eshte dashur te emerohej ambasadori me i mire nder me te miret ne kuptimin profesional te rangut me te larte diplomatik e jo nje gjysmak, pa diplome fakulteti, sic bejne te ditur masmediat shqiptare ne kosove.

Sido qe te kete qene, nuk e ka merituar Amerika qe qeveria  e Kosoves te dergoje ne Uashington nje ambasador pa diplome fakulteti, pavarsisht se si kete akt antidiplomatik shteteror e kane justifikuar perpara masmediave ne Prishtine aminuesit dhe nenshkruesit e tij, apo keshilltaret e tyre, te cilet, sipas detyres, nuk jane ne kompetence te japin kurrfare shpjegimesh pozitive a begative, ngase kjo eshte ceshtje e kryeministrit te qeverise, e Komisionit parlamentar per politike te jashtme dhe e Presidences se Kosoves.

Mirpo te gjitha keto institucione te Kosoves kane rene ne provimin e politikes se jashtme dhe te diplomacise, sepse cuditrisht ne dekaden e dyte te shekullit XXl zgjodhen dhe dekretuan Akan Ismailin ambasador te Kosoves ne Uashington, edhe pse nuk kishte diplome fakulteti, te mos flasim per plotesimin e kushteve te tjera qe duhet te permbushe nje ambsador i kohes me te re, i diplomacise moderne sipas normave dhe parimeve te se drejtes nderkombatre publike.

Se fundi duhet kuptuar nga dekretuesit e Akan Ismailit se per te qene ambsador fuqiplote i Kosoves ne Amerike apo ndonje vend tjeter te botes, si rregull, ashtu sic parashikon e drejta nderkombtare publike, Akan Ismaili (apo ndonje tjeter pretendues) piksepari duhet te plotesoje kete kusht themelor dhe te domosdoshem: te kete kryer shkollen fillore, te mesme dhe fakultetin perkates te shkencave shoqerore etj.

Pa permbushjen e ketij kushti elementar nuk mund te merret ne konsiderate shqyrtimi i aplikimit te asnje kandidati per postin e ambasadorit te Kosoves apo te ndonje vendi tjeter kudo qofte ne bote.

Mirpo, sic duket, ne rastin konkret te Akan Ismailit kjo norme e se drejtes diplomatike nderkombatre nuk vlen per diplomacine mehallore dhe provinciale te Republikes se Kosoves, ndryshe kryeministri, Komisioni parlamentar per politike te jashtme dhe Presidentja e Kosoves nuk do te kishin vepruar ne te kunderten, duke na turperuar perpara Amerikes sone te shtrenjte mike dhe aleate besnike, pa ndihmen e se ciles Kosova sot do te sihte vetem nje varreze masive, pa asnje shqiptar.

 

Similar Posts: