PS: S’mund ta linim Berishen te vidhte votat tona ne Kuvend

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ruci ne Konference per shtyp pas seances!

Kreu i grupit parlametar te PS-se, socialisti Gramoz Ruci, duke shpjeguar ne mynyre kronologjike se cfare ndodhi dje ne sallen e senacave plenare, u shpreh para gazetareve se ne castin qe pati kete bllokim ishte Kryeministri Sali Berisha qe tentoi te votonte me flete votimi te firmosura nga anetaret e komisionit qe merret me procedurat e votimit.

“Une nderhyra per te mos lejuar kete mynyre votimi. Berisha vertet ka vjedhur votat e shqiptareve, por grupi yne parlamentar nuk mund ta lejonte qe te vidhte edhe votat tona ne sallen e Kuvendit”,-tha Ruci.

Topalli: Ruci rrembeu fletet e votimit per te  bllokuar procesin!

Reagimi i djeshem i Kryetares se Kuvendit!

Ne nje deklarate per shtyp pas seances se djeshme plenare kryeparlamentarja Topalli tha se nje grup deputetesh opozitare u perpoqen te bllokonin procedurat e votimit.

Duke e cilesuar si “dhune e organizuar nga nje grup deputetesh te opozites me qellim bllokimin e procedurave te votimit ne seancen e sotme parlamentar”, Topalli akuzoi kryetarin e grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci se ka rrembyer fletet e votimit me kuti.

“Nga bllokimi i PS-se Kuvendi procedoi votimin e fshehte me elektronike”, – thuhet ne deklarate.

Berisha: Jua bej si me 21 Janar!

Ps: Lere menjeane 21 Janarin!

Deputetet e majte jane revoltuar dhe jane ngritur para foltores se Kuvendit per te kundershtuar ndryshimin e mynyres se votimit nga mazhoranca, ku Elvis cefa u emerua anetar i KLD-se. Ne nje video te publikuar ne “Youtube” shfaqet i revoltuar edhe Kryeministri Berisha, i cili u kujton deputeteve te majte 21 janarin, duke iu drejtuar me shprehjen: “E provove 21 janarin”, ndersa deputeti Taulant Balla i eshte pergjigjur ta lere menjane 21 janarin.

Edhe pse videoja eshte amatore, degjohen shume zera njekohesisht dhe fjalet e kryeministrit degjohen me veshtirsi.

PD, Sula: Gazmend Oketa futi kartonin ne xhep dhe u largua

Votimi i “fshehte” kunder mazhorances

Ne perfundim te seances plenare, gjate bisedes se zhvilluar ne oborrin e Parlamentit, Deputeti demokrat Dashnor Sula zbuloi per gazetaret nje nga kater votat qe rrodhen dje nga mazhoranca.

“E pashe me syte e mi kur Gazmend Oketa mori kartonin, e futi ne xhep dhe me pas u largua nga salla”, – deklaroi Sula.

Gazmend Oketa ne fund te shkurtit shpalli publikisht largimin nga grupi parlamentar i PD-se, duke deklaruar se ne zgjedhjet e vitit 2013 do te jete i angazhuar ne nje parti tjeter politike, qe tashme cilesohet si “partia e Topit”

Similar Posts: