Protesta e VV, shtetësja gjermane në spital

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Perplasja midis aktivisteve te Levzjes Vetevendosje dhe policise se Kosoves duket se ka vazhduar edhe me tej drejt qendres Universitare, vend ne te cilin ndodhet edhe e shtruar ne gjendje kome shtetasja Gjermane e cila ishte sjelle nga vendi i protestes se Vetvendosjes.

Ndersa personeli i QKUK-se ka ndlauar rreptesisht ekpiet televizive qe te filmonin ne ambientet e qendres emergjente. Edhe mjeket pergjegjes nuk kane pranuar te komentojne per gjendjen e gjermanes e cila rezulton te mos kete qene fare pjese e protestes.

Ndersa bashkeshorti i saj Arben Krasniqi i cili here mbas here eshte ne kontakt me mjeket tha se gjendja e saj eshte teper e rende dhe ku sipas tij mjeket dyshojne per sulm ne zemer. Akoma nuk eshte bere e mundur ndoje sqarim mbi rrethanat e ketij rasti ne fjale dhe i cili duket se ka shqetesuar policine e kosoves.

Ndersa familjaret kane kritikuar se forcat e rendit kane hyre ne dhomen e reanimacionit ku te cilet kane kerkuar informacione te panevojshme ne kohen kur pacientja ishte ne rrezik per jeten. Edhe Ambasada Gjermane eshte interesuar per shendetin e shtetases gjermane ku e cila ka derguar perfaqsuesit e saj ne QKUK.

Por megjithate shtetasja gjermane edhe bashkeshorti i saj jane te aferm te dy anetareve te levizjes Vetvendosje, deputetes Albulena Haxhiu si dhe aktivistit Alban Krasniqi i cili eshte arrestuar ne QKUK e me pas eshte lene perseri i lire. Per me tej policia e Kosoves ka mohuar deklaratat e Vetevendosjes per nderhyrje ne QKUK, Baki Kelani la arsyetuar te drejten per t’u interesuar mbi gjendjen shendetsore te ndonje pacienti.

Similar Posts: