Propozimi i Rames rrenon PS

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Kryetari Socialist Edi Rama ka befasuar me propozimin ne emer te Partise Socilaiste per anetar te Keshillit te Larte te Drejtesise as me pak dhe as me shume por pikerisht Ardian Vishen. Jo se ka dikush ndonje paqartesi apo rezerve ne lidhje me anen profesionale te Vishes si njeri i Drejtesise, pasi ka qene per vite me radhe ne nivelet me te larta te saj.

Por fjala eshte per avokatin e Fatmir Mediut, njeriut te akuzuar per tragjedine e Gerdecit, ku gjeten vdekjen 26 persona te pafajshem dhe u plagosen mbi 300 te tjere. Pikerish avokati i njeriut qe ka bere  qe socialistet permbi tre vjet te mbajne ndezur opozitarizmin dhe luften kunder mazhorances dhe presionin e saj ndaj drejtesise si dhe kalkulime politike per te nxjerre ne pah korrupsionin qeveritar, Edi Rama permes kerkeses me 30 firma te 30 deputeteve e ka derguar ne Kuvend per ta vene perballe kandidatit te demokrateve, Elvis Cefa dhe me shpresen per te krijuar amulli tek deputetet e mazhorances se djathte.

Ne anen formale Rama ka goditur me kete kandidature e cila ka njefare mbeshtetje tek e djathta, pasi ka qene pjese e segmenteve te se djathtes pikerisht ne momentet me te veshtira per te, duke mbrojtur Mediun dhe qeverine qe ka qene ne qender te goditjeve te Rames por edhe te nderkombtareve per vite e vite me radhe.

Por duke qene se te djathtet e njohin shume mire “rreshtin” nuk perjashtohet mundesia qe te mos kete asnje rrjedhje vote nga ky kamp, madje ndoshta per arsye morale vetem Mediu mund te votoje per Vishen. Nderkohe kandidatura e Vishes per ne KLD ka krijuar jo pak probleme ne radhet e se majtes se Rames.

Madje ka qene Majko qe ia ka thene ne sy se kjo eshte nje kandidature e papershtatshme pasi me kete kandidat hiqet dore zyrtarisht nga kerkesa per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit. Pra nje taktike elektorale e Rames ka hedhur poshte nje investim opozitar prej tre vitesh. Nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia qe te kete goxha rrjedhje votash nga e majta, ose se paku mospjesemarrje ne votim, cka mund te sjelle nje fitore te lehte te kandidatit te PD, Cefa per te zene vendin e Spahiut ne KLD.

Keshtu mesohet se shume nga deputetet socialiste pritet te jene ne Kuvend por te mos votojne, madje kete ia kane thene Rames ne sy. Por edhe nese do te votojne pro Vishes per te qene anetar i Keshillit te larte te Drejtesise, madje edhe nese ndodh e pamundera qe socialistet permes avokatit te Fatmir Mediut per ceshtjen e Gerdecit ta fitojne kete vend ne KLD, pas diskutim qe socialistet do te humbasin shume ne planin politik, pasi leshojne nje kauze te tere, ate te luftes kunder korrupsionit shteteror te qeverise Berisha me perlud shperthimin tragjik te Gerdecit ku humben shume jete te pafajshme, ne kembim te ketij vendi shume te parendesishem ne kupolen e drejtesise.

Qe gjithsesi nuk do te ndryshojne asgje per te luftuar korrupsionin ne kete institucion, per sa kohe ata nuk vijne ne pushtet, sic po tentojne per shtate vite me radhe.

Ne kete kontekst, Rama, ne vend qe te sillte peshtjellimin e se djathtes me paraqitjen e kandidatures se Vishes per te qene pasues  i Spahiut ne KLD, i eshte kthyer kjo zgjedhje ne bumerang ne partine e tij, pasi jane gati gjysma e grupit parlamentar kunder kandidatures se Vishes. Dhe nese e votojne ate, do te kete jo pak pakenaqsi ne PS por dhe ulje kredibiliteti te PS ne elektoratin shqiptar.

Similar Posts: