Procesi gjyqësor për rastin “Monstra” do të vazhdojë më 9 janar të vitit të ardhshëm

Author: | Posted in Kosovo News No comments

operacioni_monstraProcesi gjyqesor per rastin “Monstra”, lidhur me vrasjen e pesefishte ne Smilkovc, eshte shtyre me kerkese te pales mbrojtese, ne Gjykaten Penale ne Shkup. Ne menyre qe te akuzuarit te njihen me provat dhe aktakuzen e ngritur, mbrotja kerkoi qe seanca te shtyhej. Eshte e drejta e tyre ligjore qe te shohin provat me te cilat akuzohen dhe sipas prokurorise thuhet qe disponojne si deshmi kunder tyre, thekson avokati Naser Raufi, sipas te cilit, te akuzuarit per kete vrasje duhet te lirohen sa me pare sepse jane te pafajshem.

Procvesi gjyqesor i kesaj ceshtjeje do te vazhdoje deri ne date 9 dhe 10 janar 2013, kur te paraqiten provat nga Prokuroria e Shtetit. Ivica Stefanovski kryeson trupin gjyqesor qe udheheq procesin per kete rast. Sipas raportimeve te agjencise INA, te paraburkosurit u ankuan per gjendjen e rende dhe mizore ne burgjet ne Prilep, Manastir dhe Shkup, ku po vuajne paraburgimin.

Personat e akuzuar per vepren penale te terrorizimit dhe vrasjes me paramendim jane : Afrim dhe Agim Ismaili, Alil Demiri, Rami Sejdini, Fejzi Aziri si dhe Haki Haziri, i cili i ndihmoi gjate kryerjes se aktit te vrasjes. Dy prej te akuzuarve, Afrim Ismaili dhe Alil Demiri jane ne arrati.

Ata jane akuzuar se me 12 prill 2012, ne liqenin prane fshatit Smilkovc te Shkupit, kane vrare 4 te rinj maqedonas dhe nje peshkatar. MPB e Maqedonise ndermorri ne 1 maj, operacionin “Monstra”, dhe pati dhjetra te arrestuar perfshire edhe gra e te moshuar.

Ka filluar procesi gjyqesor “Monstra”

Ne Shkup filloi procesi gjyqesor “Monstra” i cili ka te beje me nje vrasje te pesefishte prane liqenit Smillkovce te Shkupit, kete prill.

Lidhur me kete vrasje, akuzohen 6 persona Fejzi Aziri, Agim Ismailoviq,Rami Sejdini, Haki Haziri te cilet ndodhen ne paraburgim dhe 2 te tjeret Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq,qe jane arratisur. Nga pala mbrojtese pretendohet se behet fjale per nje proces te montuar.

Similar Posts: