Prizren – Ndeshkohen kompanite te cilat nuk mirembajne akset rrugore

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Prizren_rrugetOrganet me te larta policore jane detyruar te marrin masa ndeshkuese ndaj kompanive kontraktuese per mirembajtjen e rrugeve, pasi bora qe ka rene ditet e fundit ka shkaktuar tollovi ne komunikacion per shkak te mos pastrimit te rrugeve. Nderkohe qe ne Emergjencen e Prizrenit thuhet se kete muaj jane trajtuar 30 persona te aksidentuar nga akulli.

Lulzim Shala, komandanti i Policise regjionale te trafikut, ka thene se duke u bazuar ne ligjin per komunikacionin ka filluar ndeshkimi i pronareve te kompanive te cilet nuk i kane permbajtur kushtet e kontrates e qe per pasoje kane shkaktuar ne komunikacion, shume telashe.

Nga veshtiresite e shumta ne komunikacion akulli dhe bora kane shkaktuar nje numer te madh aksidentesh gjate ketij muaji. Sadri Hulaj, shefi i repartit te Emergjences, tha se vetem gjate dhjetorit 30 personave te aksidentuar u eshte ofruar ndihma e shpejte.

Megjithese 30 personave te cilet kryesisht kane pasur fraktura, u eshte dhene ndihma mjekesore, ka pasur me pak aksidente se gjate se njejtes periudhe vitin e kaluar. Kjo tregon se qytetaret dhe ne vecanti te rinjte jane vene ne dijeni per rreziqet ne komunikacion, tha Hulaj.

Lulzim Shala po ashtu edhe mjeku Sadri Hulaj u bejne thirrje shofereve qe te kene me shume kujdes ne ngarjen e mjetit dhe t’u permbahen rregullave te komunikacionit per te evituar aksidentet te cilat ndonjehere marrin jete njerezish.

 

 

Similar Posts: