Pritje të gjata në pikë kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

merdare_pikkalimi Zyrtare policore te kalimeve kufitare Merdare dhe Dheut te Bardhe njoftuan se jane krijuar kolona dhe pritje te gjata ne dalje nga shteti i Kosoves per ne Serbi.

Ne piken e kalimit kufitar te Dheut te Bardhe pritjet po zgjasin me shume se tre ore dhe kolonat jane te gjata deri ne tre kilometra, ndersa ne dalje te pikes kufitare Merdare pritjet zgjasin dy deri ne tre ore.

E gjithe kjo ngarkese ne keto pika kufitare po behet per shkak te fluksit te madh te qytetareve dhe makinave qe po shfrytzojne keto dogana per t’u kthyer nga vendet nga ku kane ardhur per festat e fundvitit ne shtetin e Kosoves, si dhe punes joefikase serbe, burime keto te dhena nga policia kufitare.

Per shkak te vendosjes se nje kontinieri ne kalimin kufitar te Dheut te Bardhe, radhe e gjata i ka krijuar edhe nderprerja e punes nga pala serbe, por tashme kjo nderprerje ka perfunduar.

Policia e Kosoves ka ngritur kapacitetet e punes duke angazhuar zyrtare policore shtese me qellim pershpejtimin e punes dhe mundesise per kalim te shpejte dhe evitimin e pritjeve te gjata nga ana e qytetareve.

Informohen nga policia, institucionet e Republikes se Kosoves, ku permes tyre dhe mekanizmave nderkombetare te kerkohet nga pala serbe per te pershpejtuar ritmin e punes se tyre.

Prej frekuentimit te qytetareve dhe makinave te tyre, kohezgjatja e pritjeve ne keto pika kufitare mund te ndryshoje kohe pas kohe. Ndersa ne pikat e tjera kufitare qarkullimi ka vazhduar normalisht.

Similar Posts: