Prishtina “vishet” kuq e zi

Author: | Posted in Culture No comments

Shqiptaret e Kryeqytetit te Kosoves jane zgjuar mengjesin e dites se premte me flamuj kombetar. Me rastin e 100-vjetorit te pavarsise, Komuna e Prishtines ka nisur te vendose flamujt Kuq e zi ne rruget e kryeqytetit Kosovar.

Keto flamure Kombetare i bashkengjiten amosferave festive, qe vete qytetaret e Kosoves kane krijuar, duke vendosur tashme prej ditesh flamuj Kombetare ne ballkone e dritare te banesave te tyre.

Prishtina do te jete qendra e Kosoves persa i perket festimit te 100-vjetorit te shpalljes se Pavarsise se Shqiperise. Tashme aktivitete te shumta kane filluar dhe pritet qe ne ditet e ardshme ne qender te Kryeqytetit Kosovar te rivendoset shtatorja e deshmorit Zahir Pajaziti.

Nderkohe ne daten 25 netor nje grup ciklistesh do te nisen nga Prishtina ne drejtim te Vlores, dhe ne 28 Nentor do te mbahet manifestimi kryesor. Memli Krasniqi njekohesisht Minister i Kultures ka thene se qe nga fillimi i ketij viti jane organizuar me qindra aktivitete festive per nder te 100-vjetorit te Pavarsise se Shqiperise dhe në bashkërendim me ministritë përkatëse të Qeverisë së Shqipërisë.

Me tej ai ka permendur disa aktivitete te cilat do te mbahen, dhe njeri prej tyre eshte perurimi i pjeses tjeter te rruges se kombit, e cila do te zhvillohet ne 27 nentor, dhe ka kujtuar dhe nje here se lideret shteterore te Kosoves do te shkojne ne Tirane. Manifestimet me rastin e 100-vjetorit te Pavarsise se Shqiperise do te organizohen gjithashtu ne te gjitha komunat e Kosoves.

Similar Posts: