Prishtina: S’na shqetësojnë idetë e Daçiç

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Qeveria e Kosoves ne nje deklarate thekson se: Deklarata e kryeministrit Serb per ndarje te Kosoves nuk paraqet asnje kercenim per Prishtinen Zyrtare, sipas zyretareve qeveritare ide te tilla nuk jane te reja nga pala serbe dhe jane te kundershtueshme edhe nga bota demokratike.

Ne nje kunderpergjigje kryeministrit Serb Dacic, zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci ka theksuar se cdo ndryshim i kufijve ne Ballkan duhet qe te tjeret te mendojne njemihere me shume sesa shqiptaret per ndryshimin e tyre.

“Kjo nuk eshte nje lajm i padegjuar me pare dhe as nje ide e re nga zoti Dacic apo nga vete Serbia. Tashme kjo ide eshte kundershtuar nje here edhe nga bota demokratike dhe nga ne. Kompromisi qe Shqiptaret kane bere ne rajon eshte pavarsia e Kosoves dhe aq me teper pavarsia e Kosoves nuk ka qene asnjehere optimumi qe kane dashur shqiptaret ne rajon”, deklaroi Kuci, i cili sipas kesaj ideje qe Serbia paraqet tenton te destabilizoje Ballkanin.

Eshte Serbia ajo qe po tenton te beje telashe, njehere me genocid per te ndalur pavarsine, dhe pastaj me perpjekje per te ndare Kosoven. Ne menduam se Dacic ndryshoi dhe jo si individ por Serbia si mentalitet, dhe pergjigjen me te mire per sa i perket kesaj ceshtje i bie ta jap bota demokratike. Cdo levizje si dhe cdo kerkese ne kete drejtim ka levizje tektonike dhe pastaj duhet te mendojne te tjeret me shume se sa shqiptaret”, tha nenkryetari i PDK-se.

Ndersa kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi injoroi deklaraten e Kryeministrit Serb, ku sipas te cilit dikur ishte zedhenes i kasapit te Ballkanit Sllobodan Milloshevic. “Nuk do te merremi me deklaratat e Dacic.

Politika e Kosoves, madje edhe mjetet e informimit e dine historine mire”, tha Krasniqi ne fjalen e tij. Ndersa duke folur per dialogun Kosove – Serbi ai tha se Kosova duhet te kete planin e saj dhe te dije se si do te shkoje dhe per cfare do te bisedoje me serbine.

I pyetur per kete teme, zedhendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci deklaroi se se pari duhet te zbatohen marreveshjet e aritura deri me tani ne Bruksel dhe pastaj te shihet se cfare do te behet me tutje.

Similar Posts: