Prishtina “paralajmëron” Beogradin

Author: | Posted in Kosovo News No comments

thaci-fjalimTe enjten e kaluar, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, ka mbrojtur shqiptaret e Lugines se Presheves.

Ai ka deklaruar gjate diskutimeve ne Keshillin Drejtues te Partise Demokratike te Kosoves, se ia ka derguar mesazhin kryeministrit serb Dacic. Ai ka paralajmeruar se ne cdo situate kur cenohen te drejtat e shqiptareve ne Presheve, do te ngrihen te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne rajon.

Kryeministri Thaci deklaroi se shteti i Kosoves do te mbroje fuqishem te drejtat e shqiptareve qe kane jetuar nen ish-Jugosllavi . Ai i kishte thene Dacic se ne cdo rrethane ku cenohen te drejtat e shqiptareve ne Presheve, do te kene pune me te gjithe shqiptaret kudo ne rajon. Eshte e nevojshme qe shqiptaret ne Presheve t’i gezojne te drejtat per te patur universitetin e tyre, te zhvillojne lirshem ekonomine e tyre dhe te kene levizje te lire me kufij te hapur me Kosoven.

Ai shtoi gjithashtu se vullneti  i shqiptareve mirepritet nga Kosova dhe ne Maqedoni e ne Luginen e Presheves per nje te ardhme me dinjitoze, ne menyren se si te jetojne se bashku ne hapesiren euroatlantike ne rajon.

Fjalimi i tij u mbajt gjate mbledhjes se Keshillit Drejtues te  Partise Demokratike te Kosoves, ne te cilin u vendos qe ne 26 janar te vitit 2013 do te mbahet kongresi i partise, ku do te zgjidhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese te partise.

Thaci deklaroi: ‘PDK do te vazhdoje te punoje per Kosoven, qe te ndihet atdhe i te gjithe shqipetareve’.

Qe prej muajit nentor PDK-ja ka nisur procesin e brendshem zgjedhor neper dege dhe sipas Basmir Musmuratit, kordinator i zgjedhjeve te PDK-se, rreth 55 mije persona kane marre pjese deri tani ne proces.

Similar Posts: