Prishtina: Haga, jo ndikime nga Beogradi

Author: | Posted in Social No comments

Pas propogandes Serbe ndaj gjykimit te Ish-Kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj ne Hage, gjithashtu te egersuar kto dite qe nga lirimi i Kroatit Gotovina, ka bere qeverine e Kosoves te beje nje deklarate lidhur me kete.

Qeveria e Kosoves ka kerkuar nga autoritetet serbe qe te jene te permbajtur dhe te mos tentojne ne ndikimin e vendimeve te gjyqesorit. “Republika e Kosoves eshte duke ndjekur me teper vemendje procesin ne gjykaten e Hages ne ngarkim te Ish-Komandantit te Zones Operative te Dukagjinit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Tamush Haradinajt si dhe bashkeluftetareve te tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.

Qeveria e Kosoves dhe te gjitha institucionet perkatese deri me tani kane respektuar cdo bashkepunim me Gjykaten e Hages ne kete kuader dhe Kosova eshte nje shembull i mire i bashkepunimit me drejtesine nderkombtare”, eshte thene ne deklarate.

Ne te gjithashtu eshte theksuar se qeveria dhe populli i Republikes se Kosoves gjithmone ka pasur besim me drejtesine nderkombtare dhe sigurisht edhe ne luften e drejte te UCK-se. “Republika e Kosoves dhe Qeveria e saj rithekson, drejtesia eshte e pavaruar dhe ashtu duhet te jete, profesionale dhe e paanshme, dhe asnje nuk ka te drejte te ndikoje ne te as Politika.

Deklaratat e zyrtareve te larte te Serbise duket se jane ne nje tendence dhe duan te ndikojne ne vendimin e Hages per rastin e zotit, Ramush Haradinaj”, eshte thene me tej ne deklaraten Qeveritare.

Qeveria e Kosoves nga ana e saj ka qene teper e kujdesshme ne te gjitha deklaratat lidhur me proceset gjyqesore ne Gjykaten e Hages dhe ne kete drejtim Qeveria e Kosoves kerkon qe edhe institucionet zyrtare te Qeverise se Serbise te jene te permbajtur dhe te mos tentojne qe te ndikojne ne vedimet e drejtesise.

Deklarata e qeverise se Kosoves ka perfunduar duke theksuar se Gjykata e Hages do te marre vendime te sjakta dhe te drejta dhe te pandikuara.

Similar Posts: